Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIJE/MÁDH/E,~JA f. sh. ~MËDHÁ, ~MËDHÁTË 1. Dru a pemë me hije të madhe; pemë që bën hije të madhe (për pemën e arrës, qershisë etj.).
2. Grua a vajzë që mbahet me të madh; krenare për hiç gjë.
3. Ajo që ka pamje madhështore. Varet në mur hijemadhja (për pushkën). Qëndron stoike hijemadhja (për statujën).
4. Ajo që ka pamje të hijshme dhe të fisshme. Hijemadhja nusëronte bukur! (për nusen e hijshme).
STOÍK,~E mb. 1. filoz. Që ka të bëjë me doktrinën e stoicizmit, i stoicizmit. Pohime të filozofit stoik. Filozofia stoike e Senekës. Përfaqësues i filozofisë dhe mendimit stoik.
2. fig. libr. Që përballon me durim e gjakftohtësi fatkeqësitë, sprovat e vështirësitë e jetës dhe dhembjet; që është veti e stoikut. Grua stoike. Mbajtën një qëndrim stoik. Rezistoi në mënyrë stoike. Njeriu stoik që la gjurmë.
STOIKÍSHT ndajf. Me durim të madh e me gjakftohtësi para vështirësive e fatkeqësive, në mënyrë stoike. Qëndruan stoikisht. I përballuan stoikisht vështirësitë. Përndjekjes i rezistuan stoikisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë