Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

INSKENOJ

INSKENÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në skenë një pjesë teatrore. Inskenuan shfaqjen e radhës.
2. fig. Sajoj, trilloj a kurdis diçka për përfitime vetjake ose kundër dikujt për ta futurkurth, për t’i bërë keq etj. Inskenoj një grabitje.
Sin.: trilloj, kurdis, sajoj, stis.

NDËRTOJ

NDËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngre, bëj me lëndëndryshme ndërtimi një ndërtesë, një urë, një rrugë etj.; kund. shkatërroj, prish. Ndërtuan shtëpireja. Ndërtuan një urë. Ndërtuan një qytet (një kështjellë). Ndërtojnë me gurë (me tulla).
2. Bëj një makinë, një pajisje etj., duke bashkuar pjesët e ndryshmendërrimit. Ndërtojnë makina (traktorë, anije).
3. fig. Ngre diçka me një përmbajtje e trajtëcaktuar dhe me një qëllimcaktuar; krijoj a organizoj sipas një planicaktuar. Ndërtuan bazën materiale. Ndërtojmë shoqërinë e re. Ndërtoj marrëdhënie. Ndërtojmë shkollën e re (familjen e re). Ndërtoj fatin tim.
4. Planifikoj. Ndërtoj një buxhet.
5. Organizoj duke i lidhur pjesët përbërëse në një mënyrëcaktuar, bëj diçka duke i renditur pjesët ose duke e bashkuar lëndën sipas një planibrendshëm. Ndërtoj orën e mësimit. E ka ndërtuar mirë librin (studimin, romanin, dramën). E ndërtoj ndryshe.
6. bised. Përgatit një gjellë me të gjitha ato që duhen; i shtie gjellës diçka që ia përmirëson shijen. Ndërtoi një supë me vezë. Ndërtoj sallatën i shtie kripë, vaj e uthull. Ç’na ke ndërtuar për drekë?
7. bised. Rregulloj, ndreq. Ndërtoj dhomën. E ndërtoi nusen e rregulloi, e stolisi nusen.
8. Fejoj. E ndërtova djalin (vajzën). Po stolis atë që është ndërtuar.
9. gjuh. Bashkoj fjalëtfjali sipas një rendicaktuar ose sipas përkimeve gramatikore. Ndërtoj me rasën emërore. Ndërtoj me parafjalë.
10. gjeom. Vizatoj sipas kërkesavedhëna. Ndërtoj një gjashtëkëndësh. Ndërtoj një figurë.
Sin.: ngre, godit, bëj, hedh, shpif, thur, sajoj, stis, krijoj, formoj, themeloj, hap, përgatis, rregulloj, ndreq, vizatoj, trajtoj.

NGRE

NGR/E vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Çoj nga poshtë lart; i shtoj lartësinë; e marr nga vendi ku ndodhet dhe e vë dikulart; ngjit; kund. ul. Ngre barrën (drutë, thesin). Ngre spirancën e anijes. Ngre flamurin. Ngrekatin e tretë. E ngriti lart me ashensor.
2. Shkëput diçka nga toka ose nga dyshemeja dhe e mbaj pezullduar; kund. rrëzoj. Ngre valixhen. Ngre tezgën (vigun). Ngre dorezën e telefonit. Ngre fëmijënduar.
3. Drejtoj lart, zhvendosdrejtimin nga poshtë lart; bëj që të çohet lart; kund. ul. Ngre kokën. Ngriti dorën për ta përshëndetur. Ngriti krahët (grushtin). Ngriti sytë. Ngriti vetullat përpjetë. Ngre pluhur (era). Ngre dallgë (deti).
4. E kaloj nga gjendja e shtrirëqëndrimin pingul; bëjqëndrojë lart diçkaishte e shtrirë, e varur a e kapur diku; mbledh; hap; kund. ul. Ngriti kapakun. Ngre jakën e xhaketës. Barka ngriti velat. Ngre perdet. Ia ngriti flokët era.
5. Kthejgjendjen e mëparshme me këmbë ose pingul diçkaishte rrëzuar, përmbysur ose rrokullisur; bëjngrihetkëmbë dikëishte ulur a shtrirë. Ngre karrigen e rrëzuar. Ngriti një fëmijëishte shtrirë përtokë.
6. E bëj që të çohet nga vendi; i prish gjumin, e zgjoj; çoj. E ngriti nxënësin (në mësim). E ngriti nga vendi. E ngriti nga shtrati (nga gjumi). E ngre herët (vonë). E ngriti që me natë (pa gdhirë)
7. gjah. Nxjerr nga strofka a nga vendi ku është fshehur një kafshë a një shpend; çoj. Langoi i ngriti lepujt (shkurtat, rosat). E ngriti kollaj nga strofka dhelprën.
8. E bëj më të lartë nga ç’ishte (një mur, një ndërtesë etj.), lartësoj. E ngriti murin. E ngritën shtëpinë edhe një kat. E ngritën edhe pesë katetepër pallatin.
9. Ndërtoj e krijoj diçka të re; themeloj; bëj. Ngritën familje. Ngritën një shtëpi (një shkollë, një spital). Ngritën barrikada. Dallëndyshet e ngritën përsëri folenë (çerdhen). Ngritën një monumentnder të tij. Ngritën një punishte. Ngritën një këngë. Ngriti një grup teatral (muzikor).
10. fig. I vë diçka përpara për ta penguar; i përgatit diçkapapritur për ta kapur a për ta dëmtuar. I ngriti një mur (një gardh). I ngre pengesa. I ngriti një pusi (kurth).
11. Marr diçka nga një vend dhe e shpie në një vend tjetër, mbaj; heq nga një vend. I ngriti plaçkat nga shtëpia. Ngritën drithin dhe e çuandepo. Ngre tryezën heq enët dhe ushqimet nga tryeza. Ngritën ullinjtë dhe i çuan për vaj.
12. fig. E bëjmadh; i shtoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën, zmadhoj. Ngritën çmimet. Ngrenë taksat (qiratë). Ngre shpenzimet (koston). Ngre rendimentin (prodhimin, cilësinë). Ngre moshën e pensionit. Ngre temperaturën (shtypjen, trysninë).
13. fig. I shtoj vrullin ose shkallën e shfaqjes a të zhvillimit, i shtoj forcën, e forcoj. Ngre ndjeshmërinë. Ngre moralin (gjendjen shpirtërore, humorin). I ngre nervat dikujt e nevrikos.
14. I shtoj cilësitë ose vlerën, e ngjit në një shkallë më të lartë. Ngre aftësinë (mjeshtërinë). Ngre stilin. Ngre nivelin e punimit (e shfaqjes). Ngre në art i jap vlerë artistike; e paraqit me art. Ngre në një nivel tjetër.
15. E bëjndriçojë ose të dëgjohetshumë, e bëj më të lartë, forcoj. Ngre dritën (fitilin, llambën). Ngre zërin (volumin). Ngre radion.
16. fig. E caktoj në një detyrë më të lartë; i besoj një punë më të rëndësishme e më me përgjegjësi. Priste që ta ngrinindetyrë (në përgjegjësi). E ngritën në rangun e...
17. Bëj që t’i çmohenshumë cilësitë e meritat ngatjerët; lartësoj, çmoj. Ngre autoritetin (emrin, prestigjin). E ngriti lartpiedestal. Ngre veten e çmon veten shumë, e vlerësonmënyrëveçantë. I ngre lart emrin e bëjçmohet e të vlerësohetmënyrëveçantë ngatjerët.
18. fig. Shtroj diçka për t’u shqyrtuar, për t’u gjykuar, për t’u zbatuar a për t’u zgjidhur ngatjerët; parashtroj. Ngriti një çështje (një tezë) të rëndësishme. Ngre një hipotezë. Ngre me të madhe (me forcë) diçka. Ngre akuza për dikë. Ngre një padi (drejt.). Ngregjyq dikë e padit, e hedhgjyq.
19. fig. E bëj dikëmarrë pjesë gjallërisht në një punë e veprimtarigjerë; frymëzoj për diçka, i jap zemër. Ngre shpirtërisht (moralisht). E ngriti premtimimori.
20. fig. E bëj më të zhvilluar, më të përparuar, i jap arsim e kulturë; e bëjdalëdritë. Shkolla e ngriti gjithnjëlart. Vullneti e pasioni e kanë ngritur aty ku është.
21. mat. Shumëzoj me vetveten një shifër ose një shprehje për një numërcaktuar herësh. Ngrekatror (në kub). Ngrefuqikatërt.
22. bised. Mbledh, grumbulloj njerëz. Ngritën ushtarë. Ngritën vullnetarë. Ngritën gjithë fshatin për ta kërkuar.
Sin.: çoj, ngjis, lartësoj, hipi, lartoj, curroj, çipëroj, heq, drejtoj, mbledh, përlaj, përpij, blej, hap, zgjoj, shpie, tërheq, ndërtoj, formoj, krijoj, themeloj, bëj, stis, vë, kurdis, shtyj, rris, zmadhoj, mëkëmb, thek, mbaj, forcoj, gradoj, madhëroj, shtroj, parashtroj, zhvilloj, arsimoj, trajtoj, krekos, mbart, shpërngul, përmirësoj.
I ngriti *antenat (dikush) bised. Ngre *ballin (lart). Ngre *bishtin (dikush) bised. Ngriti (mblodhi) *cergat (dikush) mospërf. I ngre *çarkun (dikujt). Ngre (çon) *dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). I ngre *emrin (dikujt a diçkaje). E ngriti *feçkën (dikush). Ngriti (shpalosi) *flamurin (dikush). Ngre (bën, gjen, zë) *fole (diçka). ngre me *frymë (dikush). Ngre (çoj) *gotën (kupën). I ngre një *grackë (dikujt). Ngre *grushtin (kundër dikujt). E ka ngritur (e ka çuar) *hundën (përpjetë) (dikush). S’e ngre (s’e merr) *kalemi (diçka). Nuk ngre (nuk çon) *kandar (diçka). S’e ngre (s’e mban) *kandari (diçka). I ngriti (i ndeu) *këmbët (dikush) mospërf. E ngriti (e çoi) në (më) *këmbë (dikë a diçka). Ngre *kokë (krye). E ngriti *kokën (dikush). Ngre krye (*kokë). Ngre (çoj) kupën (*gotën). I ngre një *kurth (kurthe) (dikujt). E ngre *lart (dikë a diçka). Ngriti (mblodhi) *leckat (rreckat) (dikush) mospërf. Ia ngriti (ia mblodhi) *leckat (dikujt) mospërf. Ngriti (mblodhi) leckat (dikush) përçm. E ngriti *lëkurën (dikush). Sa t’i ngresh (t’i gërryesh) me *lopatë. E ngriti (e nxori) nga *lluca (dikë). Ia ngriti *mendjen (dikujt). I ngre *monument (dikujt a diçkaje) libr. I ngre *mullirin (dikujt). I ngriti një *mur (dikujt). ngriti (më acaroi) *nervat (dikush a diçka). E ngre (e çoj) *peshë (dikë). Nuk ngre (nuk çon) *peshë (diçka). I ngre *përmendore (dikujt) libr. Ia ngriti *pizgat (dikujt). E ngriti *qafën (dikush). Ngriti (mblodhi) rreckat (*leckat) (dikush) mospërf. E ngriti *sqepin (dikush). Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre (hedh) një *urë (ura). Ia ngre (ia çoj) zemrën *peshë (dikujt). E ngritën (e vunë) në *piedestal (dikë a diçka) libr. I ngriti (i mblodhi, i ngarkoi) *plaçkat (dikush) iron. Ngriti (mblodhi) *rraqet (dikush) mospërf. I ngriti *sazet (dikush) tall. Ngriti *spirancën (dikush) libr. Ngre *stekën libr. Ngriti *stelat (dikush) mospërf. Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre e ul (dikush) po të njëjtën gjë thotë, po ato fjalë a po ato ankesa për të njëjtën çështje, po atë kërkesë, sharje etj.; ngul shkul; ngreh e shkreh2. Ngriti *veshët (dikush). Ngre e vë (dikush) keq. është llafazan i madh, flet shumë; thotë gjëra që s’duhet t’i thotë, flet mbarë e prapë; përflettjerët, merret me thashetheme; ka llapëmadhe bised.; s’i pushon goja (dikujt); s’i vë fre gojës (gjuhës). E ngre *zërin (për dikë a për diçka). *Ul e ngre (dikush).

NXJERR

NXJERR vep., NXÓRA, NXJÉRRË kal. 1. E heq nga brenda, e marr nga brendësia e diçkaje dhe e vë jashtë; e bëjdalë përjashta; qit; kund. shtie, fut, kall. Nxjerr shaminë (paratë). Nxjerr plumbin. Nxjerr shpatën (koburen). Nxjerr nga xhepi (nga gjiri). Nxjerr nga dhoma. Nxjerr nga pusi (nga gropa, nga hendeku). Nxjerr nga furra (nga zjarri). Nxjerr nga uji. Nxjerr jashtë. Nxjerr ujë me kovë. I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta. (fj. u.). Një thumb, njëqind herë ta rrahësh, një majë nxjerr. (fj. u.). Shkoi shyta me nxjerrë brirët e i la edhe veshët. (fj. u.).
2. E shpie jashtë caqeve ose kufiritdiçkaje; e bëjdalë përtej vijëssipërfaqes së një sendi; e vë përjashta, në vendhapur. Nxjerr topin jashtë fushës. Nxjerr kokën nga dritarja. Nxjerr gjuhën nga lodhja (nga vapa). Nxjerr qilimatdiell. Nxjerrajërpastër.
3. Heq prej diku ku ishte ngulur ose ku kishte zënë vend; shkul; lëviz nga vendi i vet i zakonshëm. Nxjerr patatet (panxharin). Nxjerr një gozhdë. Nxori dhëmbin. Nxori krahun (dorën) ndrydhi krahun (dorën). I nxori syrin. E nxorën nga toka. E nxori me gjithë rrënjë.
4. Shtrij përpara; e bëjdalë përpara ose më lart. I nxjerr dorën një makine. Nxjerr gjoksin. I nxjerr këmbën për ta penguar. Ka nxjerrë bark muri.
5. Lë të dalë, të përhapet, të mbijë, të rrjedhë etj., lëshoj. Nxjerr tym (avull, gaz). Nxjerr ujë (lëng). Nxjerr djersë (lot, gjak). Nxjerr flakë (xixa, shkëndija). Nxjerr bisk (lule, kalli, gjethe). Nxjerr zë (klithma). Nxjerr tinguj (melodi). Nxjerr frymën (ajrin). Nxjerr flluska. Nxjerr bakër ena. Nxjerr helm.
6. vet. v. III E lëshon, nuk e mban, heq. E nxjerr bojën. E nxjerr ujin. E nxjerr tymin (ajrin). Uji ia nxjerr kripën djathit.
7. bised. Heq një veshje, një rrobë etj. nga trupi. Nxjerr pallton. Nxjerr këpucët. Nxjerr maskën.
8. I heq cipën e sipërme a mbulesën; e bëjduket pa atë që e mbulonte sipër, e zbuloj, e tregojzhveshur (edhe fig.) I nxjerr bojën. I nxjerr kallajin. I nxjerr shtresën e sipërme. I nxjerr llërët (supet). I nxori fytyrën e vërtetë. I nxori (i qiti) të palarat.
9. Largoj prej diku; heq, dëboj. E nxorën nga puna. E nxori fishek. E nxori nga klasa. E nxorënrrugë. E nxorënpension (në lirim). E nxori vajzën (çupën) e martoi.
10. Marr me vete dhe e shpie diku. Nxjerrlulishte (në park). Nxjerrin bagëtinëkullotë. Nxjerr qenin përditë për shëtitje.
11. Shpie në një drejtim, çoj diku. Shtegu na nxori larg. - Ç’të nxori këtu? - Ku të nxjerr kjo rrugë (ky shteg)? - Ku do të na nxjerrësh me këto pyetje?
12. E bëjduket, të shfaqet diku, të ndodhet diku; e bëjdalë diku që ta shohin dhe ta gjykojnëtjerët. Nxjerrvitrinë (në ekspozitë). E nxorënrrjetet sociale. E nxorëngjyq. E nxori para klasës. Nuk ua nxirrnin nusen krushqve. E nxoridritë (në shesh).
13. E përgatit, e botoj dhe e përhap diçka; vë në qarkullim. Nxjerr një libër (një revistë, një gazetë). Nxjerr pulla poste. Nxjerr një monedhë.
14. Hartoj dhe bëjnjohur; shpall. Nxjerr një ligj (një rregullore, një vendim, një dekret). Nxjerr një urdhër. Nxjerr një lajmërim. Nxjerr rregullareja.
15. Prodhoj, jap. Nxjerr qumësht. Nxjerr mjaltë. Nxjerr prodhimmirë. Nxjerr punëmirë nga duart.
16. Marr një lëndë ose një prodhim nga diçka; marr nga thellësitë e tokës një xeheror, një mineral. Nxjerr naftë (krom, qymyrguri). Nxjerr nga nëntoka. Nxjerr vaj nga ullinjtë. Nxjerr pishëpyll.
17. fig. Përgatit duke i dhënë njohuritë e duhura. Nxjerr inxhinierë (teknikë, mjekë, mësues). I ka nxjerrë shkolla jonë.
18. fig. Jap nga gjiri im. Nxjerr njerëzshquar. Ky fshat ka nxjerrë shumë patriotë. Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).
19. Caktoj prej një grupi dhe e vë të bëjë diçka; grumbulloj, mbledh njerëz për të bërë diçka. Nxjerr punëtorë. Nxjerr roje. Nxjerr vullnetarë. Nxjerr ushtarë. Nxjerr fuqi punëtorë.
20. Siguroj me punë; marr një të ardhur; fitoj; përfitoj diçka. Nxjerr bukën (jetesën, kafshatën e gojës). Nxjerr fitime (të ardhura). Nxjerr me mund (me djersën e ballit). Nxjerr dhjamin nga pleshti.
21. I siguroj dikujt diçka. I nxjerr leje. I nxjerr bursë. I nxorën përkrahje sociale.
22. Marr duke zgjedhur diçkanevojshme ose kryesore prej diku. Nxjerrdhëna. Nxjerr material.
23. Arrij në një përfundim pasi bëj llogaritjet; përcaktoj pas një shqyrtimi ose shoshitjeje. Nxjerr shumën. Nxjerr përfundimin. Nxjerr rrënjën katrore. Nxjerr largësinë. Nxjerr evidencën. Nxjerr shkaqet (arsyet).
24. fig. Përfitoj; mësoj nga përvoja. Nxjerr mësime. Nxjerr përfundime. Nxjerr mësim nga pësimi.
25. Parashtroj, paraqit. Nxjerr kërkesa. Nxjerr kundërshtime (justifikime). Nxjerr arsye (shkaqe).
26. I shkaktoj diçkapadëshirueshme; i krijoj rrethanavështira. I nxjerr pengesa (telashe). I nxjerr bishta (yçkla). I nxjerr ngatërresa. Na nxori punë me qëndrimin e tij.
27. I krijoj kushtet dikujt që të paraqitet në një mënyrëcaktuar; e paraqit në një mënyrëcaktuar pas shqyrtimit e vlerësimit nga disa anë. Na nxori faqebardhë (fitimtare). E nxorënpafajshëm. E nxorëndalluar. I nxoripaaftë. E nxorisëmurë mendor.
28. Plotësoj, kënaq një dëshirë, një ndjenjë; heq, largoj një ndjenjë, një gjendje shpirtërore, shfryj. Nxjerr dufin (inatin). Nxjerr mllefin e grumbulluar vite me radhë. Ia nxori frikën. I nxori gjumin e zgjoi. I nxori pijen e bëri esëll. Nxjerr mallin e vendlindjes çmallem me vendlindjen. nxjerr (më heq) mallin e dikujt a të diçkaje kujton dikë a diçkadashur, që nuk e kam parë prej shumë kohësh.
29. E bëj që të flasë; e bëj që të tregojë diçkafshehtë; flas, tregoj. Nuk ia nxorën dot emrat e bashkëpunëtorëve. Ia nxori fjalën me zor (me çengel, me grep, me darë). Nuk e nxori sekretin e besuar. Ai nuk nxjerr gjë. Nuk nxori fjalë nga goja. Ç’ka barku e nxjerr bardhaku. (fj. u.).
30. E shpëtoj nga një gjendje e vështirë ose e keqe. E nxorën ndërmarrjen nga prapambetja. E nxori nga telashet. E nxori nga balta. E nxori nga varfëria.
31. E detyrojndërpresë një punë, një veprimtari etj., e bëjpaaftë, të pavlefshëm etj. (zakonishtdisa togjeqëndrueshme). E nxorën jashtë përdorimit. E nxorën jashtë loje. E kishte nxjerrë birërie nuk e quante më për bir a për bijë. Korbi korbit (sorra sorrës) s’ia nxjerr sytë. (fj. u.).
32. E vë në një vendcaktuar kundrejttjerëve, i jap një vendmarrëdhënie me dikë a me diçka tjetër. E nxorikrye (në ballë). E nxorifund. E nxorënplanparë. E nxorënrendin e ditës.
33. Vë për të shitur. E nxorënshitje (në treg). E nxoriankand.
34. Riprodhoj nga një gjë tjetër ose sipas diçkaje tjetër. Nxjerr një (disa, shumë) kopje. Nxjerrfotografi fotografoj.
35. I vë përpara dikujt; e gostit, e qeras. U nxori raki (kafe, duhan, gliko, llokume). Ua nxori përpara. U nxori nga një cigare.
36. Kaloj një periudhë kohe, kapërcej, hedh; i bëjmundurkapërcejë një periudhë kohe. I nxorën bagëtitë nga dimri. E nxjerr lopën derivjeshtë. S’e nxjerr dot dimrin me këtë pallto. I sëmuri nuk e nxori dimrin vdiq. Me zor e nxjerr muajin.
37. bised. Krijoj, bëj; trilloj. I nxorën një këngë. I nxorën fjalë. Nxirrte thashetheme.
38. E përcjell në një mënyrëcaktuar. E nxori duarbosh (duarthatë). E nxori pa pjesë. E nxori me gishtgojë.
39. Fitoj ose rifitoj me përpjekje, me mundim një gjë që më takon, por më është mohuar; ia dalzotëroj sërish diçka timen. E nxoridrejtën e tij. Ia nxjerr lekët një investimi.
Sin.: çrras, tërheq, marr, qit, shpie, bie, lëshon, sekreton, sjell, zbarkoj, shkarkoj, shkalis, heq, shkul, lëshoj, jap, shtie, zhvesh, zhvarros, zbuloj, dëboj, përzë, çoj, tregoj, them, përgatis, botoj, përhap, caktoj, qarkulloj, shpërndaj, shmang, hartoj, shpall, prodhoj, shfrytëzoj, mësoj, grumbulloj, siguroj, fitoj, qëmtoj, gjej, zgjedh, përfundoj, vë, vërej, parashtroj, rrezatoj, shpërfaq, paraqit, shfrej, vendos, përftoj, veçoj, ndaj, përfitoj, shtroj, ziej, vështirësoj, plotësoj, kënaq, çliroj, largoj, zbërthej, shfryj, derdh, zbraz, shpëtoj, shkaktoj, riprodhoj, gostit, qeras, kapërcej, hedh, shtrapnjen, del, krijoj, hap, sajoj, stis, trilloj, thur, bëj, gultoj, martoj, thek, mpreh, emeton, vjell.
fërkon *kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. kruan *kokën e të nxjerr trutë (dikush) keq. E nxjerr në *anë. E nxjerr (e vë) në *ankand (diçka) libr. S’di ku më nxjerr *barka. E nxori nga *bataku (dikë). E nxori (e bëri) *batall (dikë). E nxori nga *binarët (dikë). Nxjerr *bishta (dikush). E nxjerr për *brirësh (diçka). Ia nxjerr *bishtin (diçkaje). Ia nxori *bojën (dikujt) keq. E nxjerr (e qit) në *breg (dikë). Nxjerr *brirët (brirë) (dikush a diçka) keq. Ia nxori (ia qiti) *cifundin (diçkaje a dikujt). Ia nxjerr me *çengel (dikujt). Ia nxjerr (ia shkul) me *darë (dikujt). E nxjerr nga *dera (dikë). E nxori në *diell (dikë). nxori *djersët (diçka). I ndeu (i shtriu, i zgjati) *dorën (dikujt). Nxjerr nga *dora (nga duart) (diçka). S’e nxjerr nga dora (diçka). E nxjerr në *dritë (dikë a diçka). E nxjerr nga *dheu (diçka). E nxori në *faqe (diçka).nxori *fitilat (dikush). I nxjerr (i gjej) *fundin (diçkaje). E nxjerr në *fushë (diçka). Ia nxjerr me *grep (me grepa) (dikujt). E nxjerr nga *guri (diçka). I nxjerr (i tregon) *gjoksin (dikujt). Nxjerr *gjoksin (përpara) (dikush). Nuk nxjerr gjë në *vijë (dikush). I nxori *gjuhën (dikujt). E nxjerr nga *gjumi (dikë). Ia nxori nga *hundët (nga hunda, për hundësh) (dikujt). (Sikur) e ka nxjerrë nga *hunda (për hundësh) (dikë). Ia nxori *inatin (dikujt). I nxori *jargët (dikujt) E nxori në *jetë (dikë). Ia nxori *kallajin (dikujt) keq. Nxjerr kokë (*krye) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) *kokën (kryet) (dikush). Ia nxori *kokërdhokët (dikujt). Nxjerr krye (*kokë) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) kryet (*kokën) (dikush). E nxjerr në *krye (diçka). Nuk e nxjerr në *krye (dikush). Nxjerr *kunjin. E nxjerr në *kut (diçka). E nxjerr në *lëndinë (diçka). E nxjerr jashtë *loje (dikë). I nxjerr (i mbledh) me *lopatë (dikush). E nxori (e ngriti) nga *lluca (dikë). E nxjerr në *majë (diçka). nxjerr (më heq) *mallin (e dikujt a të diçkaje). E nxjerr *mbanë (diçka). nxori (më qiti) *mendtë (dikush). E nxjerr nga *mendja (dikë a diçka). Nxora *merakun (për dikë a për diçka). E nxjerr në *pah (dikë a diçka). E nxjerr në *pazar (në treg) (dikë a diçka) keq. E nxora për *qafe (diçka). I nxori *qumështin e nënës2 (dikujt). E nxjerr në *reliev (diçka) libr. I nxjerr (i zbuloj) *rrënjët (diçkaje). E nxori në *rrugë (dikë). Nxjerr *rrurëza (dikush) keq. Nxjerr në *skenë (dikë a diçka) libr. Është për t’i nxjerrë (për t’i qitur, për t’i kërryer) *sytë (dikush). Nxjerr *sy (syrin) (diçka). I nxjerrin (i qitin) sytë *gaca (dikujt).Ta nxjerr nga *syri (nga sytë, prej syrit) (dikush). Nxora *sytë. I nxori *sytë (dikujt). *Sytënxjerrësh! (Le) të nxjerrë *sytë (dikush). Është për t’i nxjerrë (për t’i qitur) *sytë (dikush). E nxjerr në *shesh (diçka). I nxori *shkumë (nga goja) (dikujt). E nxjerr nga shpirti (nga *zemra) (dikë a diçka). Ma nxori (ma pruri) në *shteg (fjalën) (dikush). E nxori në *shteg (dikë). I nxori *tabanin (diçkaje). nxori *tëmthat (dikush). E nxjerr në *treg (në pazar) (dikë a diçka). nxori *trutë (e kokës) (dikush). nxori *thinjat (dikush a diçka). I nxjerr *ujët (dikujt a diçkaje). E nxjerr në *va (dikë). I nxori *vaj (dikujt). Nxjerr *të vdekurin nga varri (dikush). E nxjerr nga *varri (diçka). Nxjerr *veshët (dikush a diçka) keq. Nxjerr (vjell, hedh) *vrer (kundër dikujt). Nxjerr *yçkla (dikush) keq. E nxjerr nga *zemra (nga shpirti) (dikë a diçka). E nxjerr *zinë. Nxjerr (çel) *zogj (dikush) iron.nxori (më shkuli) *zorrët (dikush a diçka) keq.

SENDËRGJOJ

SENDËRGJ/ÓJ vep., ~ÓVA,~ÚAR kal. 1. Krijoj diçka nga mendja, sajoj; krijoj diçka me fantazi. Sendërgjoi një personazh tipik. U rreksendërgjonte fatalitetin a mallkimin. Në mendje u sendërgjua imazhi i butësisë mëndafshore. Sendërgjon formën e idealit të veprës artistike. Të gjitha këto nuk sendërgjonin gjë tjetër.
2. keq. Shpif, trilloj. Sendërgjonte gënjeshtra. Sendërgjoj diçkakeqe për dikë. Mos ia sendërgjo mikut tëndkeqen.
Sin.: gatis, përftoj, shpik, ngjiz, stis, rrej, thur, djerroj.

STIS
STISEM

STÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Vishem me gjërabukura. U stis e u stolis. Ishte stisur kaq bukur për festë.
2. vetv., vet. v. III fill. Stisen kallinjtë nga fora e grurit. Qëkurse është stisur.
3. pës. e STIS. Lajmi ishte stisur nga fillimifund. Po stiset një përballje e dëmshme.
Sin.: vishem, stolisem, zbukurohem; përftohet, sajohet.

STISËS

STÍSËS, ~I m. sh. ~, ~IT bised. 1. Ai që stis a thur aty për aty një këngë, vjershë etj. Stisës origjinal. Kishte një njohur një stisësvjetër.
2. Ai që sajon gjërapaqena. Stisës i çuditshëm. Nuk kishte njohur një stisëstillë. I ruhej një stisësitillë. Stisësit i mbante larg.
Sin.: trillues, shpifës, gënjeshtar.

TRILLOJ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.