Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STAXHIONÚAR (i, e) mb., spec. Që është staxhionuar; i stinuar. Materialet e staxhionuara i futën në magazinë. Druri i staxhionuar do të dërgohej në repartin e përpunimit. Djathi i staxhionuar ishte specialiteti i zonës.
STINÚAR (i, e) mb., spec. 1. Që është mbajtur për një kohë në kushte të caktuara, sidomos temperature e lagështie, që të fitojë cilësi të reja më të mira. Drutë e stinuara.
2. Që ka fituar cilësi të reja më të mira pasi mbahet për një kohë në kushte të caktuara temperature, lagështie etj. Kishte blerë djathë të stinuar.
✱Sin.: i staxhionuar, i tharë.
USHTÚAR (i, e) mb. 1. Që është lënë për një kohë të gjatë derisa të humbasë lagështinë dhe të fitojë qëndrueshmëri e fortësi (për drurin). Dru i ushtuar.
2. fig. Që është i rrahur me jetën, i regjur; i sprovuar. Njeri i ushtuar.
3. Që është veshur e është mbajtur për mjaft kohë; i mbajtur. Rrobë e ushtuar.
4. Që është futur në furrë pasi është lyer me yndyrë. Vorbë e ushtuar.
✱Sin.: i stinuar, i mbajtur, i regjur, i sprovuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë