Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANALEPTÍK,~E mb., mjek. Që ka veti shëruese, gjallëruese, përmirësuese. Pacient analeptik. Barna analeptike. Ndikim (veprim) analeptik.
✱Sin.: shërues, gjallërues, rigjallërues, përforcues, përmirësues, rivitalizues, nxitës, stimulues.
ANALEPTÍKË,~T m. kryes. sh., mjek. Bar a medikament për rikthyer shëndetin a forcën një të sëmuri. Përmirësim me analeptikë.
✱Sin.: shërues, gjallërues, rigjallërues, përforcues, përmirësues, rivitalizues, nxitës, stimulues.
NXÍTËS,~E mb. 1. Që të shtyn të veprosh në një drejtim të caktuar; që i jep vrull e fuqi kryerjes së diçkaje. Fjalë nxitëse. Thirrjet nxitëse të tifozëve u dhanë zemër lojtarëve. Shembull nxitës. Luan një rol nxitës.
2. fiziol. Që i shton gjallërinë e veprimtarinë sistemit nervor ose një organi; kund. qetësues. Pije nxitëse. Mjekime nxitëse. Kolagjeni luan rol nxitës në formimin e kapilarëve.
✱Sin.: shtytës, shtyrës, stimulues, cytës, ngasës, gërgasës, yshtës, ndërsyes.
STIMULÚES,~I m. sh. ~, ~IT biol. Ai që nxit a përmirëson veprimtarinë e një organi etj.; që shpejton rritjen e zhvillimin. Dobia e stimuluesve për bimët. Stimuluesit biologjikë të lulëzimit. Stimuluesit e veprimtarisë nervore. Kafeina është një stimulues i fortë për trupin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë