Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stereometri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAPËSIRË

HAPËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtrirje e pakufizuar në të gjitha drejtimet e përmasat; shtrirje e gjerë brenda caqesh të caktuara, vend i hapët e i rrafshët, vend i gjerë e i lirë; pjesë e madhe e sipërfaqestokës, të ujërave; të kozmosit etj. Hapësirë e pafund (e paanë). Hapësira ajrore (qiellore). Hapësirë e lirë (e madhe). Hapësirë tokësore (ujore, detare). Hapësirë ndëryjore (ndërplanetare, kozmike). Gjeometrihapësirë stereometri. Çan hapësirën. Shkeli hapësirën ajrore. Fluturoihapësirë. Ndriçonhapësirë.
2. edhe anat. Pjesa e brendshme, e zbrazët e diçkaje; brendësia e diçkaje. Hapësira e kraharorit (e barkut), e kafkës, e hundës, e trurit, e mitrës.
3. edhe spec. Zbrazëtiandan një send nga një tjetër, një pjesë nga e tëra etj.; largësia ndërmjet dy pjesëvediçkaje; areal. Hapësira ndërmjet molekulave (ndërmolekulare) (fiz.). Hapërisë midis rafteve. Hapësirë mes (ndërmjet) rreshtave. Hapësirat e vijave. Hapësirë mes karaktereve. Hapësirë mes fjalëve. Hapësirë pa tekstfundfaqes. Hapësirë për shënime. Hapësirë boshe. Hapërsirë e lirë (ekonomike). Hapësirë e domosdoshme. Hapësirë e rezervuar. Hapësirë e qetë studimi. Hapësirë fjetje. Hapësirë pushimi dhe argëtimi (si sipërfaqe mjedisore). Hapësirë e harmonishme. Hapësirë e figurave. Hapësirë gjuhësore (gjuh.) areali gjuhësor.
4. filoz. Një nga format kryesore, të përgjithshme e objektiveqeniesmaterieslëvizje, e cila shpreh karakteristikat e objekteve materiale, si gjatësinë, gjerësinë, lartësinë, formën, ndërtimin e tyre dhe largësinë ndërmjet tyrevështruar brenda një intervalicaktuar kohor. Koha dhe hapësira.
5. libr. Areal. Areali kulturor ballkanik hapësira kulturore ballkanike.
Sin.: shtrirje, boshllëk, zbrazëti, largësi, areal.

STEREOMETRI

STEREOMETRÍ,~A f. 1. Pjesë e gjeometrisë, që studion figurat dhe trupat gjeometrikë në hapësirë. Nxënësit kishin vështirësi për të zgjidhur problemat e stereometrisë. Studimi i stereometrisë është i rëndësishëm për të kuptuar format tredimensionale.
2. Lëndajep njohuritë e nevojshmekësaj pjeseshkollë; bised. tekstipërmban këtë lëndë. Libri i stereometrisë. Ushtrimet e stereometrisë. Mori dhjetëstereometri.

STEREOMETËR

STEREOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT fiz. Aparat për matjen e tërheqjesrëndesës specifike ose për matjen e trupavengurtë. Me ndihmën e stereometrit ata arritënpërcaktonin saktësisht përmasat e objekteve. Stereometri përdoret nga arkitektët për krijimin e modelevesaktandërtimit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.