Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHËNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i vëmë një shenje diçkaje, mjeti me anë të të cilit i vendosim shenjën diçkaje. Shënimi i drurëve që do të priten. Shënim me shkumës. Shënim me rreze X. Makina e shënimit.
2. Veprimi kur regjistrojmë me shkrim diçka, fjalë a frazë që e shënojmë për të mos e harruar diçka. Shënimi i pikëve të fituara. Shënimi i kufijve. Shënimi i kandidatëve me emra. Me anë të një shënimi në rrjetet sociale. Shënimi i datës së skadimit të një produkti. Shënim kadastral (drejt.) lloj i regjistrimit kadastral me të cilin evidencohen marrëdhënie personale relevante juridike të titullarit të së drejtës kadastrale, si dhe të disa fakteve juridike.
3. Paraqitje me shenja konvencionale e një madhësie të panjohur; përfaqësimi i një fjale, fjalimi etj. me shenja konvencionale në stenografi. Shënimi i x-it. Shënimi i y-nit. Shënim stenografik.
2. Veprimi kur hedhim në letër mendime, përshtypje etj.; kur duam t’i shënojmë me qëllim që t’u rikthehemi sërish më vonë. Shënimet e leksionit. Fletore shënimesh. Mori shënime. Mësoj me shënime. I mblodhi shënimet.
3. Shpjegime, sqarime plotësuese për një çështje etj., që bëhen nga autori ose nga redaktori të paraprira nga një numër dhe vendosen zakonisht në fund të faqes, të kapitullit a në fund të librit; të dhëna a njoftime të ndryshme që plotësojnë, sqarojnë, komentojnë diçka. Shënim i përkthyesit. Shënimi i autorit. Shënime bibliografike (biografike). Shënim në fund të faqes. Pajisje me shënime. Botim me shënime. Shënime historike. Shënime gjuhësore. Shënime gramatikore. Shënime me karakter filologjik. Shënimi CIP i katalogut term në bibliotekonomi që ka të bëjë me regjistrimin bibliografik të një materiali që parashikohet të botohet.
4. Diçka e shkruar me dorë në anë të një shkrese, të një dokumenti, të një dorëshkrimi etj. për të dhënë një mendim, një vërejtje ose një udhëzim për një çështje. Pasi e lexoi, bëri disa shënime. Shënimi i eprorit. Vë shënime.
5. fig. Përkujtimi i një dite të veçantë a një feste. Shënimi i Ditës së Fëmijëve. Shënimi i 7 Majit. Shënimi i lisë.
5. Rezultate në një fushë të caktuar, arritje. Shënimi i një rekordi të ri. Shënimi i lumturisë.
6. usht. Shënjim. Vija e shënimit. Pikë shënimi. Marr shënim.
7. sport. Akti i bërjes së golit, koshit a pikës në një ndeshje sportive futbolli, basketbolli etj. Rast shënimi. Shënimi i golave.
8. vjet. Shenjë. Nuk mbeti asnjë për shënim.
✱Sin.: shenjë, gjurmë, nënvizim.
♦ Marr (mbaj) shënim (për diçka) libr. mësoj për diçka dhe i kushtoj kujdes e vëmendje, e kam parasysh për ta ndjekur e për ta zgjidhur.
STENOGRAFÍ,~A f. 1. Mënyrë për të shkruar me shpejtësi ligjërimin e dikujt, duke përdorur shkurtime të thjeshtuara për fjalët dhe shenja të posaçme. Shenjat e stenografisë. Mban (merr) me stenografi. Mëson (di) stenografinë.
2. Sistem shkurtimesh e shenjash të posaçme për të shkruar me shpejtësi ligjërimin e dikujt. Deshifrimi i stenografisë së bisedave të fundit ishte i vështirë.
STENOGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shkruaj fjalët e dikujt shpejt a hedh në letër diçka me stenografi. Stenografoi bisedën. Materialet e konferencës ishin stenografuar në mënyrë të detajuar.
STENOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Tekst i shkruar me stenografi. Stenogrami i raportit u analizua nga ekspertët. Iu kërkoi një stenogram të përmbledhur të fjalimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë