Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STANÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që përkujdeset për bagëtitë në stan dhe që punon bulmetin; bari i stanit. Stanarët mblodhën bulmetin dhe po e bënin gati ta dërgonin në fshat. Stanari doli të kërkonte bagëtinë që kishte mbetur pas në luginë.
2. vjet. Ai që ishte pronar i një stani. Ishte stanari më i vjetër i asaj zone. Plaku ishte larguar prej kohësh tashmë dhe stanar i ri u bë nipi i tij.
✱Sin.: bjeshkatar, çobanak, qumështor, stopan, çelnik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë