Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHTÁMP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. tek. Stampë. Përgatitja e shtampave.
2. fig. Përsëritje e diçkaje të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë, kopjim mekanik; formulë, shprehje a ide që është përdorur dhe është shfrytëzuar nga shumë të tjerë; shabllon. Shtampat e shtypit. Shtampat e prishin gjuhën.
STAMPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Prodhim me derdhje, prerje, shtypje etj. me stampë i veglave, pjesëve ose sendeve të ndryshme. Procesi i stampimit të detaleve zhvillohej në temperaturë të lartë. Stampimi në të ftohtë kërkonte një pajisje të veçantë, nuk mundën ta realizonin.
2. Riprodhim në letër me pllakë metali ose gome të prerë ose të gdhendur i një figure. Stampim i ftohtë (i nxehtë). Makina e stampimit. Stampimi i pjesëve të ndërrimit. Stampimin e fotografive e bënte vetëm mjeshtri fotograf.
STAMPÚAR, (i, e) mb., tek. 1. Që është stampuar; është prodhuar me prerje, shtypje etj. me stampë. Veglat e stampuara do të kalonin në procesin pasardhës. Pjesët e stampuara të makinerive u ngarkuan nëpër makina për t’u shpërndarë.
2. Që është e riprodhuar në letër me pllakë metali ose gome të prerë ose të gdhendur. Të gjitha figurat e stampuara u shfaqën për vizitorët. Me fotografitë e stampuara do të organizonin një ekspozitë.
STÁMP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT spec. 1. Kallëp prej metali të fortë me trajtë të caktuar, me anë të të cilit prodhohen në seri vegla, pjesë ose sende të ndryshme me derdhje, me prerje, me shtypje etj. Mjeshtri kishte një stampë të veçantë për formën e çelësave. Dy ndihmësit përgatitën stampat me kujdes dhe nisën nga puna. I ndërroi stampën.
2. bised. Makina e stampimit. E bën me stampë. E futi në stampë.
3. Pllakë e hollë metali ose gome, e prerë a e gdhendur në trajtën e një figure, që përdoret për riprodhime mbi letër duke e lyer me bojë. Stampë femër (tek.) matricë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë