Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STËRVÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mëson kafshët të bëjnë veprime të ndryshme, ushtrime etj., sidomos për shfaqjet e cirkut, për gjah etj. Ishte një stërvitës i zoti. Stërvitësi i kuajve nuk ishte i pranishëm ditën e garave. Në trupën e cirkut, stërvitësi i kafshëve ishte nga më kryesorët. Ai lexoi në libër përshkrimin interesant të stërvitësit të fajkonjve.
2. sport. Ai që përgatit sportistët për ndeshje e gara të ndryshme, duke u bërë ushtrime të rregullta. Stërvitësi i skuadrës mike kishte dalë në fushë për të vëzhguar lojtarët.
TRAJNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Specialist i përgatitur e me përvojë, që stërvit dhe drejton një njeri a një skuadër; stërvitës. Trajner i aftë (i zoti). Trajner futbolli (basketbolli). Trajneri i skuadrës (i ekipit). Trajner boksi (mundjeje). Trajner i kombëtares së futbollit. Trajneri dhe lojtarët. U zgjodh trajner. Trajneri dha dorëheqje, ngaqë humbi skuadra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë