Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIRIKÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Stërqokë.
PÚNXH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. Stërqokë.
SÓRR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Corvus corone) 1. Shpend i ngjashëm me korbin, me pendë të zeza të ndritshme e me sqep të kthyer, që ndërton çerdhe nëpër godina të braktisura e mbi drurë të lartë dhe që dëmton të mbjellat e pemët. Tufë sorrash. Është veshur me të zeza si sorrë.
2. Stërqokë; galë; sorra korb. Kaluan disa sorra mbi pemët e oborrit.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje sorrash. Sorrë e kaltër i ngjashëm me korbin, me kokë të madhe, zakonisht me pendë blu me shkëlqim. Sorrë e larme (lat. Corvus cornix) shpend i familjes së korbit, me pupla të larme, kryesisht të përhime, me kokën, pendët e krahëve të zeza, me sqep e këmbë të zeza.
♦ Kur të bëhet sorra *pëllumb. Kur të bëhet sorra *pulë iron. S’m’i ka ngrënë sorra (pula) *mendtë. E ka mendjen për sorra (dikush) është mendjelehtë; çdo gjë e merr me lehtësi; nuk e vret mendjen shumë; e ka mendjen firifiu; ç’fluturon hahet përb. Kur s’ka *pulën ha (edhe) sorrën (dikush). E merr *vezën në bark të sorrës (të pulës) (dikush). Sa *prifti sorrën. Më sa rri sorra në dy hunj është e pamundur të ndodhë diçka; asnjëherë, kurrë, kurrën e kurrës. Rrita sorrën e më nxori sytë i bëra mirë dikujt, por ai qe mosmirënjohës e më bëri keq; mbrojta e përkraha të ligun dhe i bëra keq vetes; mbajta gjarprin në gji.
ÇÁV/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Corvus monedula) Stërqokë. Një çavë qëndronte mbi tel. Krakëllima e çavës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë