Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stërnip”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NIP

NIP,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~ËR, ~ËRIT 1. Djali i djalit a i vajzës; djali i vëllait a i motrës. Gjyshi (gjyshja) me nipin. Im nip. Daja (tezja) me nipin. Nip bije. Nip gjaku. Nip shtëpie.
2. vet. sh. Pasardhësit, stërnipat.
Sin.: nipçe, nipoll, nipash, pasardhës, stërnip.

PASNIP

PASNÍP,~I m. sh. ~A, ~AT Stërnip.

POSTERK

POSTÉRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Stërnip; djalë i djalit a i vajzës.

PËRMBINIP

PËRMBINÍP,~I m. sh. ~A, ~AT Stërnip.

STËR-

STËR- fjalëform. Parashtesë me të cilën ndërtohen fjalë të prejardhura: a) që tregojnë se diçka bëhet me tepri, ka madhësi a përmasajashtëzakonshme ose është jashtë asajduhet, p.sh.: i stërgjatë, stërholloj, i stërlashtë, stërlodhem, stërmadh, stërmundim, i stërplakur etj.; b) që shënojnë lidhje familjare me largësi përtej tre brezave, p.sh.: stërgjysh, stërnip.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.