Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJGÓSJ/E,~A f., bised. 1. Veprimi kur bajgos diçka (bagëtia e trashë) a kur bajgosem; përlyerje me bajga, fëlliqje.
2. Gjendja kur bajgoset diçka a kur bajgosem.
3. mjek. Të shkuarit bark, heqje barku, lëbarke, purthë.
4. fig., keq. Këputje, stërlodhje, rraskapitje.
✱Sin.: pëgërje, lëbarke, purthë, bizgë, laturisje, llangosje, lerosje, cërrlë, shkulë, zdërre.
DAFNJÍM,~I m. 1. Veprimi kur dafnjej diçka; shqyerje me dhëmbë a me kthetra. Dafnjimi i presë.
2. Rrahje e rëndë, shqepje në dru e dikujt.
3. fig. Kapitje, lodhje e madhe.
✱Sin.: rrahje, shqyerje, copëtim, ndarje, shkalafitje, shkallmim, çapëlim, zhdëpje, shqepje, çokanisje, dendje, ngjeshje, kopanisje, rraskapitje, dërrmim, gajasje, topitje, ronitje, katitje, telikosje, drobitje, stërmundim, stërlodhje.
HANDAKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Lodhje e madhe a stërmundim i tepërt sa mezi mbahem në këmbë; rraskapitje ose stërlodhje. Handakosja nga puna e rëndë. Handakosja nga rruga e gjatë.
2. Dëmtim, shkatërrim a prishje e rëndë e gjendjes ekonomike, shëndetësore etj.; prishje e diçkaje që nuk ndreqet kollaj. Solli handakosjen e ekonomisë.
✱Sin.: dërrmim, kapitje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, shkallmim, capëlim, shkatërrim, prishje.
RRASKAPÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rraskapit a rraskapitem. Në fytyrë i dukeshin shenjat e para të rraskapitjes. Nuk i duronte më rraskapitjet e kota nëpër fushë.
✱Sin.: këputje, dërrmim, stërmundim, stërlodhje, sfilitje.
SHEMBËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje e rënduar fizike e dikujt që vjen si rezultat i lodhjes së madhe; kapitje, rraskapitje. Ndjeu një shembërkim në trup. Dhimbjen e kishte nga shembërkimi. E mori veten pas shembërkimit.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, rrekje, kërdisje, batërdisje, mundim, molisje.
SHKALLAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkallavitem, lodhem shumë. Arriti atje me shumë shkallavitje.
2. Gjendja kur shkallavitem; lodhje. Shkallavitja ishte bërë një gjë e përditshme.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, mundim.
STËRLÓDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Lodhje e madhe që ndihet në gjithë trupin; rraskapitje e plotë pas një mundi të madh. Stërlodhje e madhe (e jashtëzakonshme). E ka nga stërlodhja.
✱Sin.: stërmundim, rraskapitje.
STËRMUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur stërmundoj a stërmundohem; përpjekje të lodhshme për t'ia dalë në krye diçkaje. Pas shumë stërmundimesh. Stërmundimi nga stërvitjet e çrregullta (nga puna pa sistem). Stërmundimi i nxënësve. E ka nga stërmundimi.
✱Sin.: çmundim, rraskapitje, stërlodhje, gjak, djersitje.
TEJLÓDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendje trupore a mendore e plogët pas një përpjekjeje shumë të gjatë për të kryer diçka, pas një pune fizike të rëndë a pas një pune mendore shumë të vështirë; rraskapitje, stërmundim, stërlodhje, drobitje. Tejlodhje fizike (mendore). Nga tejlodhja, e zuri gjumi menjëherë.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, stërmundim, stërlodhje, robtim, telikosje, drobitje.
TEJMUNDÍM,~I m. Stërmundim. Tejmundimi i qeve (i kalit).
✱Sin.: stërmundim, rraskapitje, stërlodhje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë