Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRPUN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Fiton veti a cilësi të nevojshme ose më të mira për t’u përdorur më tej.
2. pës. e PËRPUNÓJ.
✱Sin.: përmirësohet, stërhollohet, zhvillohet, latohet.
►PËRSÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem më i mirë nga ç’kam qenë, përmirësohem më tej; ngrihem në shkallën më të lartë; bëhem i mbaruar a i përkryer. Përsoset teknika. Përsoset vazhdimisht struktura gramatikore e gjuhës. Përsoset arti realist.
2. pës. e PËRSÓS.
✱Sin.: përkryhem, përmirësohem, stërhollohet.
►RAFIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Përmirësohem, fisnikërohem, edukohem etj. Është rafinuar mjaft që kur ka ardhur në qytet.
2. spec., pës. e RAFINÓJ.
✱Sin.: pastrohet, kullohet, përmirësohem, fisnikërohem, stërhollohet.
STËRHOLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stërholloj a stërhollohet; përpunimi ose zhvillimi jashtë mase, për ta bërë sa më të hollë, më të përsosur a më të ndjeshëm (një aftësi, një ndjenjë). Stërhollimi i shijeve të tij artistike. Stërhollimi i frazave (i shprehjeve).
2. kryes. sh. Fjalë a shprehje me hollësira tepër të imëta e të ngatërruara. Fjalimi ishte pa stërhollime e fjalë të tepërta. E ka shkruar pa stërhollime.
✱Sin.: hollim, tëhollim, tjerrje.
►STËRHOLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet më i hollë, më i përsosur a më i ndjeshëm. Me kalimin e kohës stërhollohen shijet. I stërhollohet mendja.
2. pës. e STËRHOLLÓJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë