Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁBO,~JAI f. sh. ~, ~T 1. Gjyshe; stërgjyshe; plakë. Përqafoj babon. - Moj babo, ç’bën atje? / - Bëj një petë me arme. (folk.). Këndo pak, mos këndo shumë, / Sa të vëmë babon në gjumë. (folk.).
2. vjet. Grua që priste foshnjën dhe ndihmonte lehonën në lindje, duke bërë punën e mamisë me mënyra e me mjete primitive; babitëse. - Nuk jam babo që pres lindjet! Shumë babo e mbytin fëmijën. (fj. u.).
KATRAGJÝSH/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Stërgjyshe nga babai ose nga nëna. Katragjyshja ime.
NËNËGJÝSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Nëna e babait ose e nënës, gjyshe. Nënëgjyshe, tregoma një përrallë.
2. Nëna e gjyshes, stërgjyshe. Nënëgjyshja qëndronte në krye të sofrës.
✱Sin.: gjyshe, stërgjyshe, nënëmadhe.
NËNËMÁDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nënëgjyshe. Nënëmadhen nuk e zinte gjumi nga meraku. Rrëfime rrëqethëse nga nënëmadhja ime.
✱Sin.: gjyshe, nënëgjyshe, stërgjyshe.
STËRGJÝSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nëna e gjyshes ose e gjyshit. Nuk i kishte njohur stërgjyshet. Arriti të bëhej gjyshe e stërgjyshe. Ishte i lumtur që jetonte me stërgjyshen.
✱Sin.: gjyshstërgjyshe, katragjyshe, tregjyshe, paraardhëse, pararendëse, paranike.
TREGJÝSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Stërgjyshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë