Fjalori

Rezultate në përkufizime për “stërflok”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGATËRROJ

NGATËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lidh a bëj bashkë pa rregull fijendryshme; koklavit; kund. çngatërroj, shkoklavit, shkatërroj. Ngatërroj flokët (fijet e lëmshit). Ngatërroj perin (spangon, telin). Ngatërroj grepat. Ngatërroj degët e luleve.
2. Përziej a bëj bashkëmënyrëparregullt gjërandryshme; përziej njërën me tjetrën. I ngatërroi librat (fletoret). Ngatërroj letrat. I ngatërron fjalët kur flet. Ngatërron hapin nuk i hedh hapat sipas renditrresht.
3. Marr një gjë për një tjetër; bëj gabimisht një gjë në vendtjetrës. I ngatërron emrat. Ngatërron ngjyrat (tingujt). Ngatërroi çantën (çadrën, celularin). Ngatërroi derën (rrugën, adresën). E ngatërron kajsinë me nektarinën. Më ngatërroi me një shokun e vet.
4. fig. Bëj diçkaerrët e të paqartë për t’u kuptuar, ndërlikoj, pështjelloj. I ngatërroi mendimet. I ngatërroi punët. Kjo ngjarje e ngatërroi situatën. Ngatërron diçka nëpër dhëmbë fletmënyrëpaqartë, pëshpërit nëpër dhëmbë.
5. Fut përçarje, grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve, vendeve etj. Ngatërron gjithë botën. Ngatërroningjithë rajonin.
6. fig. Bëj dikë që të humbë fillin e mendimeve ose lidhjen e fjalëve gjatë bisedës; i ndërhyj në një punë ose e ndërpres dhe e pështjelloj; hutoj, prish mendjen. I ngatërroj fjalën dikujt. Mos e ngatërro se po numëron.
7. Tërheq pas vetes ose shtyj dikëmarrë pjesë në një punëpapëlqyer a të keqe. E ngatërroi në një grindje. I ngatërruan në një luftëpadrejtë. E ngatërruan në një tregtipaligjshme.
Sin.: gafrroj, shpupurish, shprish, stërflok, kokoleps, korkoleps, çakërdis, trazoj, shkartis, katrapilëzoj, përziej, humb, humbas, shkëmbej, shpërndaj, zhyej, rrëmih, tutëloj, koklavit, ndërliks, pleks, mpleks, nakatos, ndërlik, ndërlikoj, grind, turbulloj, gramshalesh, ngërzis, tollovis, gaboj, thur, rrëmoj, çaprashis, çaprazoj, çatrafiloj, hutoj, pështjelloj, përçaj, tres, lajthit, torrloj, dafurroj.
Ngatërron (gabon) *adresë (dikush) iron. Ia ngatërroi *letrat (dikujt). Ngatërron *lëmshin (dikush). Ngatërron *fijet (dikush). I ngatërroi *liqtë (dikush). Ngatërron *penjtë (dikush). Ngatërron *rrugën (dikush). Ngatërron *ujërat (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.