Fjalori

Rezultate në përkufizime për “squll”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALT

BALT vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjbutë si qull, squll.
2. Bëjhumbasë shijen, e bëj si baltë, barit (për gjellën a diçka tjetërhahet).
Sin.: squll, barit.

BALTËZOJ

BALTËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Squll dhe e bëj si baltë. Baltëzoj bukën (makaronat).

BRUMOJ

BRUM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj brumë, mbruj, brumos. Brumoi miellin e misërt.
2. E bëj diçkabutë si brumë, e zbut, e zbruj. E brumoi dheun.
Sin.: brumos, mbruj, ngjesh, ngjiz, brumëzoj, zbrum, zbut, brydh, squll, ndulk, tutëloj, sqaq.

BRUMË

BRÚM/Ë,~I m. 1. Miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret si tharm për të zënë bukë. Brumë i thartë. Brumë i ardhur. Brumë i shurdhuar brumë që nuk ka ardhur dhe që nuk vlen si tharm. Kulaç me brumë. Zë me brumë.
2. Miell i njomur, i përzier a i ngjeshur, që gatuhet për bukë, për petë, për makarona etj. Brumë buke. Brumë makaronash. Brumë për petulla. Brumi i biskotave (i pastave). Gatuese brumi. Ngjesh brumin. Vjen brumi. Dita (nata) e brumit (etnogr.) e enjtja, dita kur zihet brumi për të gatuar bukët e dasmës. Kur merr petësin në duar, / Petët për t’i holluar, / Brumingjitetduar! (folk.). Si të jetë brumi, del edhe buka. (fj. u.). Kushbrumë, do të gatuajë. (fj. u.). Pa brumë nuk bëhen kuleçtë. (fj. u.). Po gatove shumë brumë, mbeten kuleçtë pa bërë. (fj. u.).
3. sh. ~ËRA, ~ËRAT Ushqim i gatuar kryesisht me miellnjomur e të ngjeshur (bukë, makarona, petë, byrekë etj.). Brumërat të shëndoshin. I pëlqejnë brumërat.
4. Masë e trashë dhe e ngjeshur, që formohet nga përzierja e një lëndefortë me një lëng; lëndë e squllët. Brumi i qelqit. Brumi i drurit. Brumi i gëlqeres (i çimentos). Brumi i gomës. Brumi i letrës (i kartonit). Brumi i shkrepëseve. Brumi i ullirit. Brumë thjerrëzash.
5. fig. Përmbajtje, formim mendor e shpirtëror, përgatitje shoqërore e morale; lëndë, përbërje; trupi a shëndeti i njeriut. Brumë i vjetër (i ri). Brumë i mirë. I gatuar nga tjetër brumë. Njerëz të një brumi. Vepër me brumë. S’ka brumë (për një shkrimtardobët).
6. fig. Lëndë me të cilën është bërë diçka, ajopërbën diçka. Brumi i gjuhës amtare.
7. fig., shar. Njeri i qullët, që e heq kushdo për hunde. Çfarë brumiështë!
U brumë. 1. (diçka). U zbut; u squll. 2. (dikush). Humbi vendosmërinë e qëndresën, nuk guxonkundërshtojë, i nënshtrohet gjithkujt, mundbëjnëtjerët si të duan me të. Brumë i ardhur bised. shumë i shëndoshë; tul e dhjamë; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; si top me dhjamë. Brumë i një mielli njerëznjëllojtë, si njëri edhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; buka e një mielli; një bathë e një kokërr; janë të një dore. Sipas brumit tharmin sipas njeriut gjejnë atë që i përshtatet; ashtu si është, ashtu e trajtojnë; sipas kokës (i vënë) festen. *Bukë pa brumë. *Gjumë e brumë keq. Janë të një brumi janë njësoj, nuk kanë dallim nga njëri-tjetri; janë shumëngjashëm me njëri-tjetrin, i përshtaten njëri-tjetrit (zakonisht për keq); janë të një sahani keq.; janë pe për një gëzof. I ka ngrënë macja (derri) brumin (dikujt) është shumë i mërzitur, i dëshpëruar e i zymtë, sikur i kanë bërë një të keqe padrejtësisht; sikur i ka ngrënë gomari bukën; sikur i ka vrarë demin. Vuri brumë (dikush) u pasurua, vuri pasuri a kapitale; vuri dhjamë. Zuri brumë (dikush) nisi një punë që të sigurojë një farë pasurie; nisi ta ndreqë gjendjen ekonomike; u mëkëmb; zuri cergë. brumin natën e gatuan ditën (dikush) e nis çdo punë me rregull e me kohë, i del punës përpara. Zë *kuleçë pa brumë (dikush) iron.

BRUMËZOJ

BRUMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj brumë, gatuaj brumë. Brumëzoj miellin.
2. E bëj si brumë, e gatuaj dhe e zbut si brumë, e zbruj. Bryma i brumëzon lakrat.
Sin.: brumoj, brumos, zbrum, zbrumoj, zbut, brydh, mbryll, squll, ndulk, tutëloj, sqaq.

BUTËSOJ

BUTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbut. Butësoj brumin. Butësoj flokët.
2. fig. E bëjurtë, të shtruar e të dashur, urtësoj (për njerëzit); e zbut, e stërvit (për kafshët). Butësoj ftohtësinë e shpirtit. Kalin e butësojmë edhe me thupër, njeriun e butësojmë me fjalë. (fj. u.).
Sin.: zbruj, brumëzoj, zbrumoj, brydh, squll, dyllëçit, qulltoj, tutëloj, sqaq, lehtësoj, qetësoj, urtësoj, urtoj.

DYLLËÇIT

DYLLËÇÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngjyej a lyej me dyllë (spangon, fillin etj.).
2. E zbut, e bëj si dyllë diçka. Dyllëçoj tokën.
Sin.: dyllëçoj, zbut, butësoj, zbruj, brumëzoj, zbrumoj, brysh, squll, qulltoj, tutëloj, sqaq, katis.

FLASHK

FLÁSHK vep., ~A (u), ~UR kal. 1. Fishk. Dielli flashku bimët.
2. v. III Ia pret fuqinë, e bën ta lëshojë veten. Jeta me vuajtje e kishte flashkur.
Sin.: fishk, sqaq, zgërlaq, shkalit, squll.

MBRYLL

MBRYLL vep., ~A, ~UR kal. E kthejmasëbutë, e squll.
Sin.: brumëzoj, brydh, ndulk, squll, sqaq, tutëloj.

NDULK

NDÚLK vep., ~A, ~UR kal. E lë të piqet e të zbutet pak nga pak pasi është këputur (për frutat).
Sin.: brydh, mbrydh, mbret, squll, zbruj, fic.

PELTE

PÉLT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer, paluze. E ushqen me pelte (fëmijën).
2. Lëng pemësh a perimeshlihettrashet duke zierzjarr. Pelte pemësh (ftonjsh, mollësh, kumbullash). Pelte domatesh.
3. Lëndë si qull i trashë; diçka e qullët. Pelte gjaku. Paçja ishte bërë pelte.
4. fig., bised. Njeri i ngjallur, por i pafuqishëm, njeri i qullët.
Sin.: paluze, llapa, zerva, qull, i qullët, qullash, qullamac.
U pelte (diçka) u shtyp e u zbut shumë; u hollua, u squll. E bëri pelte. 1. (diçka). E zbuti shumë, e holloi; e bëri lloç. 2. (dikë) bised. E rrahu fort, e shqepi në dru, e zhdëpi; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin më të butë se barku (dikujt); e bëri peshk; e bëri petë. 3. (dikë a diçka). E shtypi krejt, e zbuti; e squlli; e bëri fërtele. Pelte pa kripë tall. dikush që nuk qëndron mirë, që nuk e mban trupin drejt (zakonisht për një fëmijë).

QULLTOJ

QULLT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj si qull, e zbut me ujë a me qumësht; e squll. Qulltoj brumin. E qulltoi purenë.
Sin.: qull, qulloj, qullos.

SQAQ

SQÁQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj shumëbutë një ushqim duke e gatuar, e zbut mirë diçka duke e lënë në ujë etj.; zbut, squll. E sqaqi mishin. E sqaqin lirin (kërpin) në ujë.
2. vet. v. III E ligështon shumë dikë dhe e bën t'i varen mishrat; fig. e lodh, e këput, e rraskapit. E ka sqaqur sëmundja.
3. E rrah keqas dikë, ia zbut kurrizin, e zbruj. Djalin e kishin sqaqur shumë.
Sin.: rraskapit, ligështoj, flashk, rraskapit, lodh.

SQULLJE

SQÚLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur squll a squllem; qullje. Pjekja dhe squllja e parakohshme e frutave i kalbi thuajsegjitha.
2. fig. Dobësim, rënie e muskujve. Squllja e muskujve ishte shenja e parë e sëmundjesrëndë. Si pasojë e squlljes dhe plogështisë së plotë, ai nuk po e merrte dot veten pas operacionit.
Sin.: ndulkje, zbutje, zbrujtje, flashkje, qullosje.

TEJPJEK

TEJ/PJÉK vep., ~PÓQA, ~PJÉKUR kal. 1. Pjekshumë se ç’duhet; thekaris, gati e djeg. Na e paska tejpjekur këtë tavë (bukë, kulaç).
2. vet. v. III. Squll, dëmton, prish, kalb. Dielli tejpjek frutat, nëse nuk vilenkohën e duhur. Dielli tejpoqi bostanin (pjeprin, shalqirin) këtë verë.

ZBRUJ

ZBRU/J vep., ~JTA, ~JTUR kal. 1. E bëjbutë si brumë diçkafortë a të thatë, duke e përzier me ujë ose me ndonjë lëng tjetër dhe duke e ngjeshur; e zbut diçkafortë a të thatë, duke e lagur me ujë ose me ndonjë lëng tjetër. Zbrun bukën (biskotën, koret). Zbrunte dheun. Zbrun duhanin (barin). Zbrun lëkurën (kallot). E zbrujti shiu. E zbrujti me ujë. - I zbrujti bryma lakrat, se mbetën shumëarë.
2. fig. E bëj më të dobët a më të pafuqishëm, e dobësoj; e zbut. Ia zbrujti ndjenjat (qëndrimin, synimet, idealin).
3. fig. E rrah shumë dikë, e shqeprrahuri, e bëj pelte, e zhdëp; ia bëj kurrizin (shpinën) më të butë se barkun. Ia zbrujti shpinën. E zbrujti në dru. Pas asaj dere e kanë rrahur sa e kanë zbrujtur.
Sin.: brumoj, brumëzoj, brumos, zbrumoj, zbut, squll, bryll, dyllëçit, mbrydh, qulltoj, ndulk, tutëloj, ligështoj, dobësoj, rrah, shqep, zhdëp, sqaq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.