Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LLAPËRÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Llapashitem. Llapërçitem në sqotë. U llapërçitën në llapërkajë. Fëmijë e lagjes ishin llapërçitur në pellgjet e mëdha që ishin krijuar nga shkrirja e dëborës.
PLLÚSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mot i keq me borë, sqotë.
2. Plluskavinë. Për këso plluskash s’mbath shputa. (fj. u.) nuk pyes për vështirësi të vogla.
SQÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shqotë, shi i rrëmbyeshëm. Kishte nisur të binte shi me sqotë. Sqota e fortë i rrëzoi pemët në oborr. I zuri sqota e dimrit dhe nuk dinin ku të futeshin për t’u mbrojtur.
2. Borë e përzier me shi, skllotë, erë me shi, erë që shtie shi nëpër penxheret e dyert; borë e imët, borimë. Sqota e parë i mbyti rrugët me pellgje të mëdha. Sa hapi derën e shtëpisë, hyri sqota brenda.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë