Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËPËRDRÉDHUR mb., keq. 1. Buzëhollë, që përdredh buzët për çdo gjë, që bën naze. Nuse buzëpërdredhur. Buzëpërdredhur e sqimatare.
2. I mërzitur a i zemëruar me dikë a për diçka.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Buzëpërdredhura e katundit! (folk.). Fliste si buzëpërdredhur.
✱Sin.: buzëdredhur, nazeqar, nazeli, cenak.
QIBÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Ajo që është shumë e kujdesshme dhe e zgjedhur në të ngrënë e në të veshur; qibërtare, sqimatare. Qibarja zgjedh me kujdes modelin e fustanit.
2. Ajo që mbahet për të madhe; për të zgjuar; për të pastër; fodulle. -Mos u bëj qibare, se nuk të shkon!
✱Sin.: qibërtare, sqimatare, kryelartë, krenare, mendjemadhe, fodulle, mburravece.
SQIMATÁR,~E mb. 1. Që i pëlqen të vishet bukur e pastër dhe në mënyrë të zgjedhur, që kujdeset tepër për veshjen e për pamjen e jashtme. Gjithmonë kishte qenë një grua sqimatare dhe e pashme. Ky fshat kishte pasur djem sqimatarë.
2. Që kërkon të duket e të dalë përmbi të tjerët, që i jep shumë rëndësi vetes, që ka një mendim tepër të lartë për vetveten; kryelartë, mendjemadh. Njeri hijerëndë e sqimatar. Qëndrimi i tij sqimatar i vuri të gjithë në një pozitë të vështirë.
VETULLZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vetullat të zeza. Ajo vetullzeza është sqimatare.
✱Sin.: vetullasorrë, vetullkaleshë, vetullgalë, vetullakorbe, sorrushe, kaleshane, kaleshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë