Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TROSHÍT (TROSHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj trosha, grimcoj, thërrmoj, shkërmoq, bëj copa-copa. Troshit bukën. Troshit trahananë.
2. Rrah keq dikë, ia zbut kurrizin; kopanis, sqaq, zbruj, zhdëp. E troshiti sa s’ngrihej dot në këmbë.
3. Trazoj, përziej, tund. Troshit qumështin. Troshit turshitë.
4. Çukit, kuk, sqepton. Qukapiku troshit trungjet e pemëve të vjetra.
5. Trokshit; lodh, rraskapit. Na troshiti rraga nëpër diell.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë