Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sqepkuq”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAPAGALL

PAPAGÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. zool. (lat. Psittacus) Zog i vendevenxehta me sqepverdhë, të gjatë e të kthyer nga poshtë, me pupla shumëngjyrëshe, që ka aftësishqiptojë fjalë duke imituar njeriun. Papagall i gjelbër (i kuq). Pendë papagalli. Zë papagalli. Mëson si papagall mëson përmendesh, në mënyrë mekanike. E përsërit si papagall.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje papagajsh: Papagalli ballëbardhë (lat. Amazona albifrons). Papagalli ballëkuq (lat. Poicephalus gulielmi, Ara rubrogenysa). Papagalli ballëverdhë (lat. Poicephalus flavifrons). Papagalli bishtgjatë (lat. Cyanoramphus). Papagalli bishtkuq (lat. Amazona brasiliensis). Papagalli bishtshkurtër (lat. Graydidaschus brachyurus). Papagalli çafkëkuq (lat. Purpureicephalus spurius). Papagalli çafkëmurrmë (lat. Pionopsitta haematotis). Papagalli i gjelbëremë (lat. Anodorhynchus glaucus). Papagalli i hirtë (lat. Psittacus erithacus). Papagalli me kaçule (lat. Melopsittacus undulatus). Papagalli këngëtar (lat. Geoffroyus heteroditus). Papagalli kokëbardhë (lat. Amazona leucocephala). Papagalli kokëkaltër (lat. Pionus menstruus). Papagalli kokëverdhë (lat. Amazona oratrix). Papagalli kokëzi (lat. Pionites melanocephala). Papagalli krahëkaltër (lat. Neophema chrysostoma; Ara macarana). Papagalli krahëkuq (lat. Aprosmictus erythropterus). Papagalli krahëpraruar (lat. Brotogeris chrysopterus). Papagalli krahëzi (lat. Agapornis taranta, Halopsittaca melanolis). Papagalli me kreshtë (lat. Nymphicus hollandicus). Papagalli larosh (lat. Gypopsitta vulturina). Papagalli i parajsës (lat. Psephotopus pulcherrimus). Papagalli perandorak (lat. Amazona impcrialis). Papagalli qafëkuq (lat. Amazona arausiaca). Papagalli qafëzi (lat. Agapornis svindernianus).Papagalli sqepkuq (lat. Pionus sordidus). Papagalli sqepmadh (lat. Tanygnathus megalorhynchus). Papagalli sqeptrashë (lat. Rhynchopsil ta pachyrhyncha). Papagalli sqepverdhë (lat. Amazona collaria). Papagalli xhuxh (lat. Micropsitta pusio). Papagalli i ylbertë (lat. Trichoglossus haematodus). Papagalli i zi (lat. Coracopsis nigra). Papagalli i zymbylit (lat. Anodorhynchus hyacinthus).
3. fig., mospërf. Ai që flet a përsëritmënyrë mekanike fjalët e një tjetri, pa u thelluar në ato që thotë.
4. fig. Ai që është kthyer në një vegël qorredikujt.
5. tek. Mjet pune që ka formën e sqepitpapagallit. Çelës papagall (tek.).

PIKTH

PIKTH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. Qukapik.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pikthash: Pikthi gushëbardhë (lat. Piculus leucolaernus). Pikthi gushëverdhë (lat. (lat. Picuius flavigula). Pikthi krahëkuq (lat. Piculus simplex). Pikthi i luleve (lat. Dicaeum cruentatum). Pikthi barkverdhë i luleve (lat. Dicaeum chrysorrheum). Pikthi gushëbardhë i luleve (lat. Dicaeum vincens). Pikthi gjoksverdhë i luleve (lat. Prionochilus maculatus). Pikthi kërbishteverdhë i luleve (lat. Prionochilus xanthopygius). Pikthi sqeptrashë i luleve (lat. Dicaeum agile). Pikthi i qeve (lat. Buphagus). Pikthi sqepkuq i qeve (lat. Buphagus erythrorhynchus). Pikthi sqepverdhë i qeve (lat. Buphagus africanus). Pikthi i thneglave (lat. Parmoptila woodhousei). Pikthi i verdhë qukapiku i përhimë. Pikthi i veshtullës (lat. Dicaeuni hirundinaceum) zogu i veshtullës.

PËLLUMB

PËLLÚMB,~I m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Columbidae) 1. Shpend i butë a i egër me krahëshkurtër, me pendëbardha ose ngjyrë hiri në të kaltër, me gushë pakdalë dhe me puplakëmbë, që mundbëjë fluturimegjata dhembahet si simbol i butësisë, i pastërtisë, i bukurisë dhe i paqes. Pëllumb i butë. Pëllumb i egër. Pëllumb poste. Çift pëllumbash. Gugatje pëllumbash. Kafaz pëllumbash. Mish pëllumbi. Vezë pëllumbi. Gjuetar i pëllumbave. I butë (i bukur, i urtë) si pëllumb. Si pëllumb i shkruar shumë i bukur. Peshk pëllumb (zool.). Nuk bëhet sorra pëllumb. (fj. u.). Në kuvlinë e vogël gjen pëllumbin e madh. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pëllumbash: Pëllumbi bishtunazë (lat. Columba caribaea). Pëllumbi borizan (lat. Streptopelia decaocto) shpend si kumria, me shirit bardheziqafë, me puplakuqeçelët në të verdhë. Pëllumbi i dafinës (lat. Columba junoniae). Pëllumbi i dëborës (lat. Columba leuconota). Pëllumbi i egër (lat. Columba oenas L.) Pëllumbi më i përhapurbotë, me puplapërhimekafe, me qafë dhe gushë me ngjyrëgjelbër me shkëlqim. Pëllumbi i egër i shkëmbit (lat. Columba livia) pëllumb me pendë ngjyrë hiriçelët. Pëllumbi guhak (gugash) (lat. Columba palumbus L.) pëllumb i egër shtegtar me trupin ngjyrë hiri në të kaltër, me kokë e gjokskuq në të kaltër dhe krahëlarmë, guhaku. Pëllumb këmbëlesh pëllumb me puplamëdha e të dendurakëmbë. Pëllumb kaçulor pëllumb me kaçule. Pëllumbi këmbëverdhë (lat. Columba pallidiceps). Pëllumbi i kodrave (lat. Columba rupestris). Pëllumbi kokëbardhë (lat. Columba leucomela). Pëllumbi krahëbardhë (lat. Zenaida asiatica). Pëllumbi me kurorë (lat. Goura cristata). Pëllumbi kurrizkafe (lat. Leptolila battyi). Pëllumbi bishtgjatë (lat. Gymnophaps mada). Pëllumbi i pyllit (lat. Columba oenas L.) pëllumb i egër. Pëllumbi qafëbardhë (lat. Columba fasciala albilinea). Pëllumbi sqepkuq (lat. Coluniba flavirostris). Pëllumbi sqepshkurtër (lat. Columba nigrirostris). Pëllumbi sqeptrashë (lat. Gallicolumba salamonis). Pëllumbi sykuq (lat. Streptopelia semitorquata). Pëllumbi i tokës (lat. Columbina passerine). Pëllumbi vajtues (lat. Zenaida macrorura).
3. fig., përk. Fëmijë a djalë i vogël, i bukur dhe i dashur. Pëllumbi i nënës! Fli, mor pëllumb!
4. fig., iron., shaka. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me një qortimlehtë etj. Ku ishe, mor pëllumb? Na erdhi ky pëllumbi!
5. fig. Cjap me qimenngjyrën e pendëvepëllumbitegër. E prin kopenë pëllumbi.
Sin.: vidan, gugash, vidan, gogesh, guhak, fëmijë, vogëlush.
Kur të bëhet sorra pëllumb kurrë, asnjëherë; kur të bëhet grerëza bletë; kur të bëhet laraska bilbil; kur të bëhen lendet lajthi; kur të bëjë qarri arra. Pëllumb i shkruar poet. fëmijë shumë i bukur *Vend pëllumbash.

QYRYLYK

QYRYLÝK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Lloj zogu, shpendi. Qyrylyk i madh. Pendët e qyrylykut.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje zogjsh. Qyrylyk i madh këmbëverdhë. Qyrylyk i murrmë. Qyrylyk i vogël shapka e rërës. Qyrylyk i zallit. Qyrylyk këmbëpërhimë. Qyrylyk këmbëqirizë. Qyrylyk këmbëshkurtër. Qyrylyk këmbëverdhë. Qyrylyk pikalosh. Qyrylyk sqephollë. Qyrylyk sqepkuq.

SQEPKUQ

SQEPKÚQ,~E mb. Që e ka sqepinngjyrëkuqe. Tufa e zogjve sqepkuq po endeshin nëpër lëndinë. Klithma e korbit sqepkuq u dëgjua në të gjithë luginën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.