Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ANGLLATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kuptohem, merrem vesh. Angllatisem mirë.
2. pës. e ANGLLATÍS. U angllatisa. A u angllatise? Angllatisem disi. Angllatisem më në fund. Nuk angllatisej kurrsesi.
✱Sin.: kuptohem, kthjellohem, ftillohem, sqarohem, shpjegohem.
►ARSYET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Parashtroj arsyet për të përligjur një veprim timin, paraqit shkaqet që më kanë shtyrë në një veprim, shpjegohem; mbroj një qëndrim, një vendim, një veprim duke përdorur logjikën dhe argumentet e mbështetura në fakte. Arsyetohem me dëshmi. Arsyetohem gojarisht (me shkrim). U arsyetua logjikshëm.
2. pës. e ARSYETÓJ.
✱Sin.: mendohem, shpjegohem, sqarohem, mbrohem, justifikohem.
►FTILL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Më kthjellohet mendja; sqarohem. U ftillua menjëherë.
2. pës. e FTILLÓJ. U ftillua nga fjalët e kolegëve.
✱Sin.: ftillëzohem, kthjellohem, sqarohem.
►KTHJELL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i kthjellët, i kulluar a i pastër, pa lëndë të huaja (për ujin dhe lëngje të ndryshme); kund. turbullohet. Kthjellohet uji (vaji, vera).
2. vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë (për qiellin); kund. vrenjtet. Kthjellohet qielli (moti).
3. fig., vetv. Bëhem i çelur (në fytyrë); sqarohem; kund. turbullohem. Tani u kthjellova.
4. fig., vetv., vet. v. III Del më se i qartë; bëhet i qartë; sqarohet (një problem, një qëndrim etj.). U kthjellua problemi (propozimi, kërkesa).
5. pës. e KTHJELLÓJ.
✱Sin.: kthjellet, çelet, hapet, kthjellem, ftillohem, pastrohet, sqarohet, qartësohet, rregullohet.
♦ Iu kthjellua (iu çel) *fytyra (dikujt). M’u kthjellua *mendja.
►KULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bie llumi në fund të një ene me lëngje; pastrohet nga turbullirat a nga papastërtitë (për lëngje); distilohet. U kullua uji (vera).
2. bised., vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë; kthjellohet (për qiellin). U kullua qielli (moti).
3. fig., bised., vetv. Sqarohem; kthjellohem. Tani u kullova.
4. fig., vetv., vet. v. III Analizohet mirë e thellë dhe bëhet më i qartë. Kullohet çështja (problemi).
5. pës., vet. v. III e KULLÓJ.
✱Sin.: pastrohet, fundërron, distilohet, filtrohet, sqarohem, kthjellohem, qartësohet.
►LÁ/HEMII jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. edhe fig. I kthej dikujt borxhin që më ka dhënë ose i bëj një të mirë për të mirën që më ka bërë, shlyhem me dikë, s'kam më asnjë detyrim ndaj tij. U lanë me njëri-tjetrin. U lamë bashkë. Nuk lahet kurrë me mua.
2. fig. E nxjerr veten pa faj, shfajësohem. Deshi të lahej përpara të tjerëve.
✱Sin.: shlyhem, shfajësohem, sqarohem.
MOSSQARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mungesë sqarimi; situatë në të cilën nuk e sqaroj dikë a diçka ose nuk sqarohem; kund. sqarimi. Mossqarimi i fjalës. Mossqarimi i së vërtetës. Mossqarimi i problemit. Mossqarimi i plotë i çështjes.
►NDËRGJEGJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem i ndërgjegjshëm; sqarohem, zgjohem, ftillohem, kthjellohem. Ndërgjegjësohem për rëndësinë e procesit. Vërtet u ndërgjegjësuan për humbjen. U ndërgjegjësua hap pas hapi.
✱Sin.: sqarohem, zgjohem, ftillohem, kthjellohem.
►PËRKTHJÉLL/EM jovep., ~A (u), ~Ë 1. vetv. Kthjellohem.
2. vetv. Qartësohem, sqarohem.
3. pës. e PËRKTHJÉLL.
✱Sin.: kthjellem, kthjellohem, përkthjellohem, pastrohem, qartësohem, sqarohem.
►QARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. v. III Pastrohet nga retë, nga papastërtitë; kthjellohet. Qartësohet moti.
2. v. ІІІ I ikin papastërtitë një lëngu ose i kullojnë në fund, kthjellohet; kund. turbullohet. Ujërat u qartësuan.
3. fig. Më bëhet e qartë një çështje a diçka e errët, më sqarohet diçka; kthjellohem. M’u qartësua mendimi. Iu qartësua rruga.
4. pës. e QARTËSÓJ. U qartësua nga biseda.
✱Sin.: kthjellohet, kthjellet, ndriçohet, sqarohem, pastrohet, kullohet, shkoqitet, ftillohem,.
►SHPJEG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Sqarohem me dikë për rrethanat ose për arsyet e një veprimi, të një sjelljeje a të një qëndrimi, për të zhdukur keqkuptimet, për të shmangur një grindje etj.; merrem vesh me dikë, jap shpjegime, shfaq mendimin tim. Prit (dale) të shpjegohemi! Nuk arriti të shpjegohej më gjatë. Shpjegohu mirë (qartë)!
2. vetv., vet. v. III Gjen arsyen, shkakun a shpjegimin e vet. Me se shpjegohet kjo? Si shpjegohet kjo sjellje (ky qëndrim, ky veprim)?
3. pës. e SHPJEGÓJ.
►ZDRÍTEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbushet me dritë, ndriçohet. U zdrit mali. U zdrit qielli. Errej e zdritej. U zdrit sabahi e ata hala tuj flejtë. Fytyra e tyne u zdrit para syve të mi. Diellës i ishte zdrit fytyra. Zdritet bota mbarë ku kalon. Koshi plot me kallamboqë të verdhë zdrit si diell. Zdritet rishtazi skena. Muzgu zdritej nga xixëllonjat.
2. fig., vetv. Sqarohem. Tashti u zdrita. U zdrit dhe kjo çështje.
3. pës. e ZDRIT.
✱Sin.: sqarohem, qartësohem, ndriçohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë