Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BAJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem shumë, kapitem, dërrmohem.
2. vetv. Ligështohem, tretem, bëshnjakem. Është bajatur shumë që kur i vdiq djali.
3. vetv. Velem nga të ngrënat, velitem, veselitem. U bajatëm në dasmë.
4. pës. e BAJÁT.
✱Sin.: lodhem, kapitem, këputem, rraskapitem, mundohem, sqaqem, dërrmohem, ligem, ligështohem.
►BÍRREM jovep., BÓRA (u), BJÉRRË 1. edhe fig., vetv. Nuk gjendem më, humbas; zhdukem e nuk e dinë se ku jam; iki, vete diku dhe harrohem aty, nuk dukem më gjëkundi. U borën dhentë. Iu bor shëndeti. - Ku u bore kaq ditë? Për gozhdën birret patkoi. (fj. u.).
2. vetv. Jepem shumë pas diçkaje dhe nuk shoh a nuk dëgjoj gjë tjetër, humbas mendjen pas saj. Birrem pas punës. U bor pas dëfrimeve.
3. vetv., edhe fig. Humb, vdes; prishem, shkatërrohem; më ikën vlera, shkoj kot ose bëhem fli për dikë a për diçka. I janë bjerrë të dy djemtë në luftë. U bjerr prej shkëmbit. Gjaku shqiptar nuk do të birret kurrë! Iu bjerrtë shpirti! (mallk.).
4. vetv., etnogr. Vishem në të zeza në raste vdekjesh a fatkeqësish të rënda. Vdiq (ngordhi) lopa e u bor vjehrra. (fj. u.).
5. vetv. Lodhem shumë në punë, duke vrapuar etj., dërrmohem; bie copë, bëhem katërsh. U bor duke punuar.
6. vetv. Ligem, dobësohem, fijatem, bëhem kockë e lëkurë. Fëmijët birren kur u pritet gjiri.
7. pës. e BJERR.
✱Sin.: humbas, humb, hup, zhdukem, përhumbem, përvdirem, ligem, tretem, ligësohem, ligështohem, dobësohem, grymosem, stërkeqem, sqaqem, shkalafitem, fijatem, harrohem, vdirrem, dërrmohem, shkatërrohem.
►BËSHNJÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Dobësohem shumë, ligem, tretem (për të vegjlit); kund. fuqizohem, forcohem. Janë bëshnjakur qengjat. Fëmijët bëshnjaken kur u pritet gjiri.
2. pës. e BËSHNJÁK.
✱Sin.: dobësohem, ligem, bjerrem, tretem, ligësohem, ligështohem, hollohem, hiqem, firoj, rrëgjohem, shkrehem, prishem, rrëgjakem, keqësohem, stërkeqem, sqaqem, zhabem, shkalafitem, flashkem.
►DAFNJ/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER bised. 1. vetv. Lodhem tepër, këputem, rraskapitem.
2. pës. e DAFNJÉJ.
✱Sin.: lodhem, dërrmohem, sqaqem, leqendisem, mundohem, molisem, shkrihem, sfilitem, shkallmohem, capërlohem, gajasem, topitem, ronitem, katitem, telikosem, pocaqisem, drobitem, shparitem, stërmundohem, rropatem.
►LÍG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tretem nga trupi, dobësohem nga të pangrënët, nga një sëmundje etj., hiqem; kund. majmem, shëndoshem. Është ligur nga meraku. Nuk u ligën qetë (bagëtitë) gjatë dimrit. U lig shumë.
2. vetv. Bie nga shëndeti; sëmurem.
3. vetv., vet. v. III Bëhet jopjellore, varfërohet. Është ligur toka.
4. vetv., vet. v. III Dobësohet, pakësohet, bie. Iu ligën fuqitë. Iu lig drita e syrit.
5. vetv. Pikëllohem shumë, këputem; më bie të fikët; më vjen ligështi. U lig kur e mori vesh.
6. pës. e LIG.
✱Sin.: dobësohem, tretem, ligësohem, ligështohem, prehalohem, bëshnjakem, grymosem, keqësohem, stërkeqem, sqaqem, zhabem, shkalafitem, shkalitem,flashkem, molisem, sëmurem, ligështohem, varfërohet, pikëllohem, këputem, alivanosem, zalisem.
♦ M’u lig (m’u ligështua) *ora. M’u lig (m’u ligështua) *zemra (shpirti).
►LÓDH/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Më pakësohet a më pritet fuqia, e ndiej veten të këputur a të dobësuar (nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje a gjendje e rëndë shpirtërore etj.); kund. çlodhem. U lodh shumë. U lodh e u bë përshesh u lodh shumë, u rraskapit, u këput fare. Nuk lodhet lehtë. M'u lodhën duart (këmbët, sytë) U lodh më këmbë. Sa jam lodhur sot! Rri, se u lodhe! Po nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot. (fj. u.).
2. Përpiqem e mundohem shumë për të bërë diçka a për dikë, harxhoj fuqitë për t’ia arritur diçkaje. U lodh e u mundua, po s’nxorri gjë. Sa është lodhur nëna për ty! U lodh duke ia shpjeguar (duke ia përsëritur). Mos u lodhni kot, s’i mbushet mendja atij!
3. Mërzitem shumë nga pritja e gjatë, nga kërkesa të vazhdueshme, nga vështirësitë e shumta etj., humbas durimin e qëndresën; thyhem shpirtërisht, e lëshoj veten. U lodha, s’pres më. Mos u lodh kaq shpejt! M’u lodhën veshët. S’lodhet kurrë ai me fëmijët. U lodh nga jeta.
4. pës. e LODH.
✱Sin.: rraskapitem, këputem, dërrmohem, drobitem, sqaqem, leqendisem, mundohem, dobësohem, molisem, postatem, mërzitem.
♦ *Gjuhët e gjata janë lodhur tall. S’i lodhet *gjuha (dikujt).
►TUTËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet me rrudha, rrudhoset, zhubroset. Iu tutëlua fustani.
2. vetv., vet. v. III Ngatërrohet, koklavitet, përzihet. Iu tutëluan flokët.
3. fig., vetv. Rrihem keq, kopanisem, sqaqem. Iu tutëlua mirë kurrizi kësaj radhe.
4. pës. e TUTËLÓJ.
✱Sin.: rrudhoset, zhubroset, ngatërrohet, koklavitet, përzihet, rrah, sqaq.
►ZGËRLÁQ/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet a squllet shumë; bëhet i flashkët. Fiqtë u zgërlaqën.
2. fig., vetv. Më pritet fuqia, lodhem e këputem fare; e lëshoj krejt veten, flashkem (kryesisht nga lodhja). U zgërlaq sikur kishte punuar tri ditë me kazmë pa pushuar. Kur sosi djali te portat e pallatit të mbretit, ishte zgërlaqur fare. (folk.). Duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
3. pës. e ZGËRLÁQ.
✱Sin.: zdërlaqem, sqaqem, rraskapitem, këputem, shkrehem, flashkem, lakatem, lëshohem, zgajtem, shkokërdhohem, shkordhem, qullosem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë