Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SPÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ashkël druri e hollë e me majë, cefël e vogël druri. Spica pishe. Kruaj me spicë. Ju ngul një spicë. I hyri një spicë në gisht (në thua).
2. fig., kryes. sh. Fjalë që thuhen për të futur të tjerët në ngatërresa, fitme, kalla. Shtie (fut) spica. Hedh spica. Flet me spica hedh thumba kundër dikujt, përdor fjalë therëse.
3. Secili nga drunjtë që lidhin bucelën me rrethin e rrotës së qerres, të karrocës etj.; rreze. Spicat e rrotës. Iu thye një spicë.
4. vet. sh. Degë të holla për të ndezur zjarrin, karthje. Spica dëllinje. Solli ca spica.
✱Sin.: bjezgë, cifël, cipal, kleçkë, nishk, qenëz, kunjëz, hep, gjemb, halë, fite, fitila, thumb, ferra, ferrca, shtjera, fara, thimth, xip, sfinë, ginga, buklidhë, citë, rrogëz, sqapth.
♦ Fut spica (dikush) thotë fjalë me thumba për të ngacmuar dikë ose për të ngatërruar të tjerët; fut fite; fut kunja; fut pyka. I fut spicat (dikujt) e shtyn për keq a e nxit kundër dikujt, e shpon kundër dikujt, e fut në grindje me dikë; i fut gjilpërat; i fut një grusht miza. Spicë e ndezur keq. njeri ngatërrestar, dikush që të fut menjëherë zjarrin në shtëpi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë