Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sprovoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DENETIS

DENETÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë në provë; sprovoj. E denetisa njëherë.
2. Shikoj me vërejtje, kërkojgjej a të zbuloj diçka; vërej, vëzhgoj.

PROVOJ

PROV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqitdhëna për të vërtetuar, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka, për të bindur dikë etj., vërtetoj; dëshmoj, argumentoj. Provoj shkencërisht (me dokumente, me fakte).
2. Bëj një eksperiment a një provë për të marrëdhëna për diçka ose për ta njohur atë. Provoj fortësinë (butësinë) e lëndës. Provojlaborator.
3. Shikoj gjellën për kripë, kërkoj, ngjëroj; ha ose pi diçka për herëparë; shijoj. Provoj verën (konjakun). S’e kam provuar atë gatesë.
4. E përdor diçka për të parën herë dhe e shoh si është, si më rri, si punon etj. Provoj kostumin (fustanin). Provoj xhaketën (këpucët). Provoj biçikletën (kompjuterin).
5. E vë dikëprovë para se t’i ngarkoj një detyrë, e vë të bëjë diçka që ta njoh mirë; sprovoj. E provoivështirësi (në të keqe). Arin e provojnëzjarr. (fj. u.). Pa e provuar veten, mos u kallëzo trim. (fj. u.).
6. Kontrolloj shkallën e zotërimit të njohurivefituara nga dikush, e marr dikëprovim. Provoi nxënësitgjuhën shqipe.
7. Vë të gjitha fuqitë për të arritur diçka; bëj përpjekje me një synimcaktuar; përpiqem; mundohembëj diçka. Provongjitesh edhe një herë! Provoni ta zbuloni!
8. E heq a e vuaj vetë diçka; e njoh nga përvoja ime, përjetoj. Ka provuar urinë (kërcënimin, urrejtjen). E provoi mbi supe (mbi shpatulla, mbi kurriz) diçka. Ai që e ka provuar, di edhe të ta mësojë. (fj. u.).
9. mat. Bëj provën, me të cilën vërtetoj se një veprim është i përpiktë. Provoj zgjidhjen e problemit.
Sin.: vërtetoj, faktoj, dëshmoj, argumentoj, njëmendoj, ngjëroj, kërkoj, shikoj, ushtoj, sprovoj, përpiqem, mundohem, përjetoj, njoh, shoh, njëmendoj, tregoj, shijoj, shtroj, synoj, vuaj.
I provoj (i mat) *pulsin (dikujt) libr. E provoj (e heq) mbi *supe (diçka).

PËRJETOJ

PËRJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E jetoj një kohëmbushur me ngjarjecaktuara; kam mbresafuqishme nga një ngjarje a nga një kohë, e jetoj atë me tërë qenien time. Përjetuan çastepaharrueshme.
Sin.: jetoj, provoj, sprovoj, njoh, shoh.

PËRTULIT

PËRTULÍT vep., ~A, ~UR kal. Provoj, sprovoj.

SPROVIM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.