Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sprijë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BURREC

BURRÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. 1. Njeri frikacak, që s’ka guxim, burracak. Burreci, mburraveci. (fj. u.).
2. Burrac1.
3. fig., keq. Burrë i pavlerë, burrë i keq e pa karakter, ligaç. - Ah, çfarë burreci! I doli boja burrecit.
Sin.: burracak, burrac, frikacak, frikakeq, frikaman, frikës, lepur, shpirtkeq, shpirtlig, shpirtkazmë, shpirtkrimbur, barkkeq, sprijë, ladut.

SPRIJË

SPRÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mit. Qenie fantastike e mitologjisë popullore, që përfytyrohej si një përbindësh i pangopur, i ngjashëm me kuçedrën. Sprijë me shtatë krerë. U sul (u derdh) si sprijë.
2. fig. shar. Grua e keqe, shpirtligë. Ishte një sprijë e keqe.
Sin.: kuçedër, zemërkeqe, shpirtkeqe.
Ka sprijën (në bark) (dikush) krahin. nuk ka të ngopur, është si lubi; ka shiritin (në bark).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.