Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sprasëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FUNDIT

FÚNDIT (i, e) mb. 1.ështëfund a në skajin më të tejmë të një vargu ose të një radhe frymorësh, sendesh, dukurish etj.; që vjen pas gjithëtjerëve; kund. i parë. Vagoni i fundit. Rreshti i fundit. Shtëpia e fundit. Stacioni i fundit.
2. Që ka mbeturfund e një i vetëm, pasi janë larguar ose janë harxhuar gjithëtjerët. Leku i fundit. Fisheku i fundit.
3. ndodhetfund të një vendithelluar, të një ene etj. Shtresa e fundit.
4. shënon mbarimin e një kohecaktuar; që nga ana kohore kryhetfund të një vargu ngjarjesh, veprimesh, punësh a dukurish; që shënon cakun kohor kur dikush a diçka mbaronqeni e nuk vijon më tej. Dita e fundit e javës. Viti i fundit i shekullit. Perandoria e fundit.
5. Që ka të bëjë me kohën më të afërt përpara çastit kur flasim, që sapo është bërë e ka ndodhur; më i ri. Kohët e fundit. Zbulimet e fundit. Të rejat e fundit. Prodhimi i fundit.
6. është para vdekjes, që e thotëçastin para vdekjes. çastin e fundit. Dëshira e fundit.
7. Më i lartë; më i rëndë. Masa e fundit. Dënimi i fundit.
8. Përfundimtar; vendimtar. Qëllimi i fundit. Grushti i fundit.
9. fig. Që ka më pak vlerë ose rëndësi; që është më i prapambetur se të tjerët. Njeriu (më) i fundit.
Sin.: fundor, i fundmë, i prapmë, i pasmë, i prapsëm, i sprasëm, i mbramë, i pastajmë, përfundimtar, vendimtar.
*Banesa e fundit lart. *Barku i fundit. Në *dorëfundit (diçka). I *dorës fundit. *Fisheku i fundit. *Fjala e fundit. Deri në *frymën e fundit. *Guri i fundit. I heq *gurin e fundit (dikujt a diçkaje). Është në *grahmat e fundit. I jap *dorën e fundit (diçkaje). Dha *frymën e fundit (dikush). Dha *grahmën e fundit (dikush). I jap *lamtumirën e fundit (dikujt). Luaj *asin e fundit. Luaj (hedh) *gurin e fundit. Luaj *letrën (kartën) e fundit. Ndan *kafshatën e fundit (e gojës) (me dikë). I *orësfundit. Ka shkuar (ka vajtur) në *pikëfundit. *Vrima (bira) e fundit e kavallit përçm.

PASTAJMË

PASTÁJM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. vjen më pas; që ndodh pas diçkaje, që vijon. Ditët e pastajme. Brezat e pastajmë. Vitet e pastajme.
2. I sprasëm, i fundit.
Sin.: i paskajshëm, i mëpastajmë, i mëvonshëm, i sprasëm, i fundit.

PRAPMË

PRÁPM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. ështëanën prapa, që nuk është nga e mbara; kund. i mbarë, i përparmë. Ana e prapme e frigoriferit.
2.ndodhetanën nga prapa diçkaje. Dera e prapme e vilës. Muri i prapmë i oborrit.
3. ështëpjesën nga fundi i diçkaje a i dikujt; i pasmë; kund. i përparmë. Gjymtyrët (këmbët) e prapme (zool.) Rrotat e prapmemakinës. Rreshti i prapmë.
Sin.: i pasmë, i sprasëm, i prapsëm, i prapë, i fundit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.