Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spraps”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBRAPS

MBRAPS vep., ~A, ~UR kal. Zmbraps. Mbraps protestuesit (ushtrinë). Mbraps rrezikun. Mbrapskeqen. Mbraps euforinë.
Sin.: zbyth, praps, spraps.

MUNXASPRAPËS

MUNXASPRÁPËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nuk lejon që ta zërë mallkimi i munxës dikë a diçka, ai që spraps munxën.

SPRAPS

SPRAPS vep., ~A, ~UR kal. Shtyj prapa dikë që më vjen përballë a që e kam përpara, e detyroj që të tërhiqet prapa; zmbraps. E sprapsën armikun. Sprapsën valën e parësulmit.
Sin.: zmbraps, tërheq.

SPRAPSJE

SPRÁPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur spraps a sprapsem. Sprapsja e sulmit. Sprapsja para pengesave (vështirësive).
2. Heqja dorë nga diçka. Sprapsja ishte vendimi më i matur në atë moment.
Sin.: zmbrapsje; tërheqje.

ZBRAPS

ZBRAPS vep. ~A, ~UR kal. Zmbraps, spraps.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.