Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SPITULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është spitulluar; i pispillosur. Vajza e spitulluar hyri në dhomë gjithë solemnitet.
2. Që e stërhollon të folurin apo sjelljen për të rënë në sy. Po u fliste pa pushim me zërin e saj të spitulluar, por asnjë nuk e dëgjonte. Të pranishmit u bezdisën nga sjellja e spitulluar e gruas.
STOLÍSUR (i, e) mb. 1. Që është stolisur; që është zbukuruar me stoli ose me gjëra të tjera. Shihnin me ëndje nusen e stolisur kaq bukur. Vajzë e nisur dhe e stolisur. Rrugët e stolisura të qytetit. Shtëpitë e stolisura për festë.
2. iron. Që është i zbukuruar në mënyrë të tepruar.
✱Sin.: i nisur, i teletisur, i ujdisur, i stisur, i pispillosur, i spitulluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë