Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RREGULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Sjell në rregull rrobat, flokët dhe pamjen e jashtme; kund. çrregullohem. Rregullohem para pasqyrës.
2. bised., vetv. Vij përsëri në gjendje të mirë, e marr përsëri veten (nga shëndeti, nga gjendja ekonomike etj.). I ishte rregulluar shëndeti.
3. bised., vetv. Bëhem më i hijshëm, nis të dukem më mirë nga pamja e jashtme, hijeshohem, ndreqem. Është rregulluar mjaft vajza.
4. vetv. Gjej një punë ose një vend të përshtatshëm, zë vend mirë diku. U rregulluan mirë me punë.
5. vetv. Merrem vesh me dikë për diçka, ujdisem; pajtohem. Bashkë rregullohemi.
6. vet. v. ІІI. Përmirësohet, kthjellohet (për motin). U rregullua koha (moti).
7. pës. e RREGULLÓJ.
✱Sin.: ujdisem, përmirësohem, kthjellohet, spitullohem, stolisem.
SPITULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET keq. 1. Veprimi kur spitullohem; pispillosje. Kishte bërë një spitullim të tepruar atë natë.
2. Stërhollim i tepruar në veshje, në paraqitjen e jashtme, në sjellje etj.; qëndrim jo i natyrshëm për t'u dukur para të tjerëve; pispillosje. Ishte gjithë naze e spitullime.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë