Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spirroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHKËLOJ

ASHKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Ashkalis, e bëj ashkla diçka; e çaj, e spirroj, e copëtoj. Ashkëloj një kërcu. Ashkëloj një dru.
2. jokal. Bëj ashkla kur çaj a pres një dru ose kur punoj me metal.
Sin.: ashkëtoj, çikëloj, cokëloj, cifloj, spicos, tishkoj, zdrugoj.

ASHKËTOJ

ASHKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ashkëloj, bëj ashkla, çaj dru për ashkla, spirroj bujashka.

SHIBLOJ

SHIBL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj ashkla-ashkla; e ashkëloj. Shibloj një dru. - Shko shiblo cungun!
2. Gdhend një dru a një dërrasë. Shibloj një shkop. Shibloj drurin.
3. E ndot diçka, e bëj me njolla, njollos. E shibloi fustanin e ri. Nga pakujdesia shibloi edhe këmishën.
4. fig. I vë njollë turpi dikujt; e damkos; ia njollos emrin e mirë dikujt; përgojoj, përflas. - Mos shiblo! I nxorën fjalë dhe e shibluan vajzën. Me atë sjellje e shibloi gjithë fisin.
3. fig. I flas me thumba dikujt, e ngacmoj me fjalë lënduese, e thumboj; e marr nëpër gojë dikë. Vetëmshiblon ai burrë.
4. fig. Ia blej mendjen dikujt. Ai di të shiblojë.
Sin.: ashkëloj, çikëloj, imtësoj, imtoj, rrozgoj, spicoj, spirroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.