Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spirilëng”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HARDALLINË

HARDALLÍN/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Shtëpi a gjë e vjetër e shkatërruar, që është gati për t’u rrëzuar; gardhishtë, karakatinë. E ka shpinë si hardallinë.
2. gjell. Gjellë shumë e hollë, pa yndyrë e pa shije; lëtyrë; spirilëng.
3. gjell. Qumësht shumë i holluar me ujë.
Sin.: gardhishtë, karakatinë, lëngëtyrë, lëtyrë, spirilëng, spirë.

LËNGËTYRË

LËNGËTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT keq. Gjellë e keqe dhe e pashijshme me shumë ujë e me fare pak yndyrë. - Asaj lëngëtyre bajate i thua ushqim?!
Sin.: lëngurinë, lëtyrë, spirë, spirilëng, ujë.

SKLLUÇURUKË

SKLLUÇURÚK/Ë,~A f., keq. Gjellë me shumë lëng dhe pa shije. Seç kish përgatitur një sklluçurukë që nuk vihejgojë. Sklluçuruka që i sollën ishte e pangrënshme.
Sin.: lëtyrë, spirilëng, sorolang.

SLLUÇURKË

SLLUÇÚRK/Ë,~AI f. Çorbë e hollë e pa shije, spirilëng. Kishte gatuar një slluçurkë që nuk futejgojë. Slluçurkën nuk e kisha provuar kurrë.

SPIRILËNG

SPIRILË́N/G,~U m. sh. ~GJE, ~GJET keq. Gjellë shumë e hollë, fare pa yndyrë dhe pa shije, lëtyrë. Ç'është ky spirilëng!
Sin.: lëngëtyrë, spirë.

SPIRË

SPÍR/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT mjek., veter. 1. Heqje barku, diarre. E ka zënë spira. E lau spira.
2. keq. Supë fare e hollë e pa shije, gjellë e keqe tërë lëng, fare pa yndyrë; spirilëng. As që futejgojë ajo spirë.
Sin.: bark, lëbarke, spirëgjake, lëtyrë, lëngëtyrë.

STËRLËNG

STËRLËNG,~U m., tall. keq. Gjellë me shumë lëng e pa shije; lëng i hollë i mishit ose i diçkaje tjetër, që nuk ka asnjë vlerë ushqimore; spirilëng, lëtyrë. Stërlëngun e saj nuk e provoi askush. E hodhën stërlëngun dhe mbetën pa ngrënë.
*Lëng pas stërlëngu (pas lëngu) mospërf.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.