Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Baltë e squllët, llurbëtirë. U bë dheu lëtyrë prej shiut.
2. Ujë i papastër me mbeturina gjellësh, që del kur lajmë enët, të larat e të shpëlarat e enëve. Derdhi lëtyrat. Rronte me lëtyrat e botës.
3. Ushqim i qullët me krunde e me ujë të ngrohtë, i përgatitur për bagëtinë.
4. fig. Lëngëtyrë.
5. Zhuli i trupit ose i rrobave të palara. E kishte trupin gjithë lëtyrë. I kishte rrobat me lëtyrë. I hoqi lëtyrën e jakës.
6. fig., keq. Fundërria, llumi; diçka krejt e pavlefshme dhe e dëmshme. Lëtyra e shoqërisë së vjetër. Lëtyra e kulturës kapitaliste.
✱Sin.: llucë, llurbëtirë, të lara, të shpëlara, lëngëtyrë, spire, spirilëng, zhul, fundërri, llum.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë