Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spicëtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CYTËS

CÝTËS,~E mb. 1. Që të ngacmon e s’të lë të qetë. Fjalë cytëse.
2. Që të shtyn a të nxit për të bërë diçka. Këngët e luftës kanë shërbyer si një jehonë cytëse kundër shtypjes e shfrytëzimit.
Sin.: cytanik, ngacmues, ngasës, ngacmitar, gërgasës, thumbues, thumbamadh, spicar, spicëtar, spicamadh, nxitës, ngucës, qukës.

PISHËVËNËS

PISHËVË́́NËS,~E mb., fig. Që i vë pishën diçkaje, që fut spica; ngatërrestar, intrigant.
Sin.: pishëndezës, pishëvënë, ngatërrestar, spicamadh, spicafutës, kunjamadh, thumbamadh, spicëtar, kallëkeq.

PYKAL

PYKÁL,~E mb. 1. Ngatërrestar, spicëtar, pykatar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

PYKATAR

PYKATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fig. Ngatërrestar, spicëtar.

PËRKALLËS

PËRKÁLLËS,~I m. sh. ~, ~IT Shtiekeq; spicëtar.

PËRKALLËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.