Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFARÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me veprimtari biznesore (tregti, ndërtimtari, turizëm, hotelieri etj.), që të përfitojë ekonomikisht; ai që zhvillon e drejton një ndërmarrje, një kompani a një biznes, duke kërkuar mundësi për investime dhe për rritje të fitimit. Afarist i suksesshëm. Afaristët financiarë. Afaristët e mëdhenj.
2. keq. Ai që nxjerr fitime ose siguron privilegje me çfarëdo mjeti a çmimi; përfitues, spekulues, mashtrues. Ai është afarist në çdo rast. Ai ka shpirt afaristi.
✱Sin.: sipërmarrës, ndërmarrës, biznesmen, tregtar, përfitues, spekulues, mashtrues.
SPEKULATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me spekulime, spekulues; matrapaz. Spekulatorët e tregut të zi (e bursës). Spekulatorët e drithit (e tokave). Dallaveret e spekulatorëve.
✱Sin.: spekulues, matrapaz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë