Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SPEKULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur spekuloj a spekulohet; nxjerrje e fitimeve me rrugë të parregullt; blerja e shitja e mallrave dhe e sendeve të tjera me vlerë për të fituar me rrugë të parregullta. Spekulimet me tokat. Tregu i banesave u bë fushë spekulimesh e fitimesh. Spekulimet me drithin. Spekulimet me tokat. Spekulimet në bursë. Bënin spekulime. Merrej me spekulime.
2. fig. Shtrembërim i së vërtetës, fakteve etj. në dëm të dikujt, duke përdorur metoda të stërholluara e duke shfrytëzuar mirëbesimin e të tjerëve; mashtrim. Spekulime filozofike. Spekulime politike.
✱Sin.: matrapazllëk, dallavere.
TEORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përgjithësoj përvojën e fituar nga praktika dhe dijet e përvetësuara prej saj, nxjerr përfundime teorike; formuloj, paraqis një teori; merrem me teori. Teorizoj një opinion. Teorizon vëzhgimet e kryera.
2. keq. Flas me fjalë të mëdha për diçka, bëj teori kot më kot, jap mendime abstrakte e të përgjithshme që nuk ndihmojnë punën, vlerësoj në mënyrë të njëanshme anën teorike të diçkaje, duke shpërfillur anën praktikë të saj; spekuloj. Teorizon gjithë kohës. Teorizon kot. Mos teorizo shumë!
✱Sin.: përgjithësoj, formuloj, abstragoj, spekuloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë