Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spekulim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MISTICIZËM

MISTICÍZ/ËM,~MI m. 1. fet. Besimi që ka fuqi hyjnorembinatyrshme, që ekziston një realitet përtej perceptimit intelektual, që ka jetëpërtejshme dhenjeriu mundbashkohet me Perëndinë; përvoja e tillë e një individi. Besonmisticizëm. Kishte studiuar për filozofi e misticizëm.
2. Besimi që nuk bazohetprova ose që nuk i nënshtrohet kritikës, besim i errët dhe i paqartë; spekulim. Kalojnëmisticizëmpaqartë.

TEORI

TEORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Përgjithësim mendor i përvojës, që lind nga praktika, që pasurohet e vërtetohetpraktikë e që pasqyron dukuritë thelbësore dhe ligjet e zhvillimitnatyrës, të shoqërisë e të mendimit; dije e fituar nga jeta dhe e përgjithësuar, që zbulon shkaqet e thellasendeve e të dukurive, si edhe lidhjet e marrëdhëniet ligjësore ndërmjet tyre. Teori shkencore. Lidhja e teorisë me praktikën. Shkëputja e teorisë nga praktika. Konceptoj (krijoj, ndërtoj, përpiloj, zhvilloj, zbatoj, mbështes, mbroj, përmbys) një teori.
2. Tërësi e parimeve, e tezave dhe e përgjithësimeve, që formojnë një shkencë a një degë të saj, bazat e përgjithshme të një shkence; tërësi e rregullave dhe e ligjeve, që janëdomosdoshme për të njohur thellë një mjeshtëri, një art etj.; shkencë që ka si objekt studimin e këtyre parimeve, rregullave e ligjeve. Teori e makinave. Teori e muzikës (e letërsisë, e kompozimit, e përkthimit). Teori e gjuhës. Teori e pilotimit. Teori e informacionit. Teori e komunikimit.
3. Tërësi e ligjeve shkencore, që shërbejnë si bazë për një parimpërgjithshëm dheshpjegojnë një fakt a një dukuri; mënyrë se si e shpjegon dikush një fakt, një dukuri, etj. në bazëkëtyre ligjeve e të këtij parimi; sistem pikëpamjesh për diçka; tërësi e organizuar idesh, konceptesh abstrakte e zbatuar në një lëmëcaktuar; doktrinë, sistem, tezë. Teori materialiste. Teori idealiste reaksionare. Teoria atomike e ndërtimitlëndës. Teoria darviniste e evolucionit. Teori e kaosit (fiz.). Teoria e mbivlerës (ek.). Teoria e relativitetit (fiz.).
4. Gjykim a përfytyrim abstrakt, që pranohetparim dhe nuk merr parasysh praktikën; trajtim i diçkaje në një plan shumëpërgjithshëm abstrakt. I pranueshëm vetëmteori. Në teori ashtu është, po duhet vërtetuar edhepraktikë. Flet vetëmteori. Teoria e artit për art. Kishte teorinë e tij për punën (për jetën, për dashurinë). Teoria dhe praktika. Teoria – e menduara dhe e thëna (e shprehura), praktika – e vërtetuara, e realizuara. Lidhja e teorisë me praktikën.
5. kryes. sh. keq. Fjalë e gjykimekota, që nuk ndihmojnë punën, fjalë boshe e mendime që nuk sjellin dobi; spekulim. Lëri teoritë! Mjaft me teori! Këto janë teori (profka). Në teori 1. duke e parë çështjenmënyrë abstrakte, në parim, në mënyrë abstrakte, në letër, teorikisht. 2. keq.mënyrëparealizueshme.
Sin.: doktrinë, sistem, tezë, hipotezë, spekulime.

TEORIZIM

TEORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Formulim, krijim i një teorie, i një përkufizimi, i një doktrine, i një parimi apo i një ligji. Teorizimematematikë, në fizikë.
2. edhe fig. Varg arsyetimesh, gjykimesh e mendimesh që e bëjnë diçkavështirë a shumë abstrakte, tepri teorish; ujëra; spekulim; pallavra. I hoqi teorizimet. Teorizime pa bukë. Përpjekje (prirje) për teorizim. Lëri teorizimet!
Sin.: formulim, spekulim, abstragim, pallavra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.