Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGJIOLOGJÍ,~A f., mjek. Degë e mjekësisë që merret me enët e gjakut e me enët limfatike, me strukturën dhe funksionimin e tyre, me metodat diagnostikuese, me parandalimin, me trajtimin dhe shërimin sëmundjeve të tyre. Metodat e angjiologjisë. Lënda e angjiologjisë. Tekstet e angjiologjisë. Specializoj në angjiologji.
SPECIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur specializoj a specializohem; përgatitje e posaçme në pikëpamje profesionale për një degë të veçantë të shkencës, të teknikës a të një mjeshtërie. Specializimi i punëtorëve (i mjekëve). Specializimi i prodhimit. Specializimi i ekonomive bujqësore. Kurset e specializimit. Shkoi për specializim.
✱Sin.: kualifikim, aftësim, përgatitje, profilizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë