Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SPAHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË hist. 1. Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. Timari i spahiut. Ushtria e spahinjve. Fshatarët vuanin nga bejlerët, pashallarët e spahinjtë. I pinte të gjallë spahiu. Baza e sistemit feudalo-ushtarak otoman ishin spahinjtë, të cilët përbënin kalorësinë turke.
2. Truproja e pallatit të sulltanit. Spahinjtë rrinin pranë dyerve kryesore. Mori dy spahinj dhe u nis për në kala.
3. Titull i disa njësive të kalorësisë që shërbenin në ushtritë koloniale franceze dhe italiane gjatë shek. XIX dhe XX. E caktuan spahi në atë zonë. Kishte shërbyer për një kohë të gjatë si spahi në atë krahinë.
SPAHILLË/K,~U m. sh. ~QE, ~QET hist. 1. Shërbimi i spahiut dhe të drejtat e tij; sistemi i sundimit të spahinjve. E drejta e spahillëkut. Heqja e sistemit të spahillëkut.
2. Të ardhurat që nxirrte spahiu duke u marrë të dhjetën fshatarëve; e dhjeta dhe taksa të tjera që u merreshin me detyrim fshatarëve nga bejlerët. U kërkonin spahillëkun. Bejlerëve iu prenë spahillëqet.
3. Prona e tokës (timari), mbi të cilin ushtonte të drejtat e tij një spahi. Të ardhurat nga një spahillëk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë