Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spërkatëse”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATOMIZATOR
LAGËSE

LÁGËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë prej teneqeje, me një lëfytgjatë e me një hinkë vrima-vrima, e cila përdoret për të ujitur; ujitëse. Lagëse lulesh (duhani). Ujit me lagëse.
2. Kuti e vogël dhe e cekët, që ka brenda një sfungjernjomur, ku lagim gishtat kur numërojmë paratë a kur shfletojmë një libër etj. ose kur njomim pullat e letratjeralyera me zamkëthatë. Lagëse gishtash. Lagëse pullash.
3. Punëtorefabrikën ose në punishten e bukëve, që njom miellin me ujë për të bërë brumë. Lagësja e miellit.
Sin.: shoshë, spërkatëse.

POMPË

PÓMP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Makinë a pajisje e posaçmeshërben për të nxjerrë nga toka ujë ose naftë, për ta ngritur ujin në një vend më të lartë etj.; tullumb uji, trumbë. Pompë elektrike. Pompë ujitëse (ujëheqëse). Pompë (benzine, nafte). Nxjerr me pompë. Pompë hidraulike. Pompë thithëse. Pompë me avull. Pompë me pedal. Pompë me piston. Pompë rrotullore (vertikale).
2. Vegël e posaçmeshërben për të mbartur një gaz nëpërmjet shtypjes, për të fryrë me ajër gomat e biçikletave, të automjeteve etj. Pompë dore. Pompa e biçikletës. Pompa e zjarrfikëses.
3. Vegëlpërdoret për të spërkatur bimët, për të lyer muret me gëlqere etj. me anën e forcësajrit. Pompë spërkatëse. Pompë grasatuese. Pompë shpine (dore). Pompë vaji. Pompë për pluhurosje (për lyerje).
4. mjek. Pompëz.
Sin.: trumbë, tullumb, fryjëtore, spërkatëse.

SPËRKATËSE

SPËRKÁTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajospërkat. Punon si spërkatëse.
2. Makinë me aparat special për spërkatjebimëve me solucione kimike për mbrojtjen e tyre nga sëmundjet, nga dëmtuesit dhe barërat e këqija. Përdorin spërkatëset. Morën spërkatëset për të filluar me dezinfektimin.
3. fet. Mjet liturgjik për të spërkatur me ujë të bekuar. Meshtari spërkati vendin me spërkatësen me ujë të bekuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.