Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISOVJETÍK,~E mb., pol. Që është kundër sovjetëve dhe kundër modelit sovjetik të ndërtimit të shtetit, të pushtetit e të politikës; kund. sovjetik. Veprim antisovjetik. Pikëpamje antisovjetike. Teza antisovjetike. Kundërshtim antisovjetik.
ANTISOVJETÍZ/ËM,~MI m., pol. Ideologji, politikë ose qëndrim që kundërshton dhe lufton sovjetizmin, politikën dhe ndikimin e tij; që kritikon politikat dhe praktikat e zbatuara nën regjimin sovjetik; që kundërshton përpjekjet për të përhapur apo për të mbrojtur modelin e qeverisjes komuniste në nivel ndërkombëtar, kundërsovjetizëm; kund. sovjetizëm. Ndikimi i gjerë i antisovjetizmit. Antisovjetizëm i përshtrirë. Qasja kritike e antisovjetizmit. Shkrime antisovjetike. Diskutim mbi antisovjetizmin.
BOLSHEVÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Anëtar i partisë bolshevike në Rusi e më pas në Bashkimin Sovjetik. Bolshevikët morën pushtetin. Partia e bolshevikëve. Luftuan kundër bolshevikëve. U bashkuan me bolshevikët.
2. Pasues a ithtar i bolshevizmit. Bolshevik i vërtetë!
3. fig., keq. Radikal ose ekstremist i majtë. Qëndrim (veprim) bolshevik.
KOLKÓZ,~I m. sh. ~E, ~ET hist. Ekonomi kolektive e fshatarëve si formë socialiste e bujqësisë, që u zbatua gjerësisht në ish-Bashkimin Sovjetik. Kolkoz rus. Punonte në kolkoz.
REALÍZ/ËM,~MI m. 1. Aftësia për të kuptuar qartë dhe për të marrë parasysh kushtet e mundësitë e realitetit, kur veprojmë ose kur arsyetojmë për diçka; vështrimi realist i gjendjes dhe i rrethanave (në kundërvënie me idealizmin, me subjektivizmin ose me utopinë). E shoh (e gjykoj, e vlerësoj) me realizëm. Veproj me realizëm.
2. art., let. Drejtim letrar dhe artistik i shekullit XIX, sipas të cilit arti duhet të japë një pasqyrim të saktë dhe objektiv të realitetit, larg çdo idealizimi dhe duke zbuluar problemet konkrete të shoqërisë. Realizmi socialist metodë letrare dhe artistike e ndikuar nga konceptet estetike të Bashkimit Sovjetik, që u zbatua në vendet socialiste në gjysmën e dytë të shekullit XX. Metoda e realizmit socialist. Shkrimtarët e realizmit socialist. Vepër e realizmit socialist. Realizmi magjik drejtim letrar e artistik në të cilin elementet e fantastikes ndërthuren me realitetin.
REVIZIONÍZ/ËM,~MI m. 1. Ideologji politike që kërkon rishikimin e një doktrine a të parimeve të saj themelore; në veçanti, emërtim i përdorur për politikën e partive komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera të Evropës lindore. Revizionizmi modern revizionizmi që lindi pas Luftës së Dytë Botërore.
2. Prirje për të ndryshuar bazat e një interpretimi historik të pranuar gjerësisht, mbështetur në rishqyrtimin e të dhënave historike. Revizionizëm historik.
REVOLUCIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndryshim rrënjësor e i dhunshëm i një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik, që ndodh kur shtresa, klasa ose grupe shoqërore revoltohen kundër autoriteteve dhe institucioneve në fuqi dhe i përmbysin ato për të vendosur një rend të ri. Revolucioni francez i vitit 1789. Revolucioni sovjetik (i tetorit 1917). Revolucion borgjez (demokratik, socialist). Vala e revolucionit. Detyrat e revolucionit. Shpërthimi (thellimi, dështimi) i revolucionit. Bëj revolucion.
2. Forcat revolucionare, pushteti i dalë nga ndryshimi. Fitorja e revolucionit. Përkrahësit e revolucionit.
3. Kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të teknikës, të shkencës, të artit etj. Revolucion ekonomik. Revolucion tekniko-shkencor. Revolucion industrial. Revolucion politik (ideologjik).
SOVJÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Këshilli i përfaqësuesve të punëtorëve, të fshatarëve e të ushtarëve në Rusi gjatë dhe pas Revolucionit të Shkurtit 1917. Sovjeti i fshatit (i qytetit). Sovjetët e punëtorëve (e fshatarëve, e ushtarëve).
2. Organ i zgjedhur i pushtetit shtetëror në ish-Bashkimin Sovjetik. U përfshi në sovjet.
SOVJETÍK,~E mb., hist. 1. Që lidhet me sovjetët, që mbështetet te sovjetët si organe të pushtetit shtetëror e politik. Pushteti sovjetik. Rendi sovjetik. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (shkurt. BRSS).
2. Që i përket Bashkimit Sovjetik, që kishte të bënte me Bashkimin Sovjetik ose që ishte karakteristik për Bashkimin Sovjetik të asaj periudhe. Patriotizmi sovjetik. Partizanët sovjetikë.
SOVKÓZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pasuri e madhe bujqësore shtetërore në ish-Bashkimin Sovjetik, e specializuar për lloje të posaçme të prodhimit (drithëra, kafshë, pemë etj.). Sovkozi ishte një pjesë kyçe e politikës bujqësore në ish-Bashkimin Sovjetik, që synonte kolektivizimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimit të ushqimeve.
2. Ndërmarrje bujqësore shtetërore në ish-Bashkimin Sovjetik, fermë. Ecuria e sovkozeve.
STAKANOVÍZËM,~MI m. Nismë që thekson arritjet e mëdha dhe prodhimin e tepërt në punë; tejkalimin e normave (dogmë që i referohej stilit të punës së Aleksej Stakanov, një minator sovjetik që vendosi një rekord në prodhimin e qymyrit në vitin 1935). Stakanovizmi ka shndërruar kulturën e punës në këtë ndërmarrje. Duke synuar arritje të larta, stakanovizmi ushtron një tension të shtuar mbi punonjësit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë