Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sondë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APENDEKTOMI
BLLOKUAR

BLLOKÚAR (i, e) mb. 1. usht. është rrethuar plotësisht dhe është veçuar për të mos marrë ndihma e ushqime, me qëllim që të mos jetëgjendjeveprojë dhedetyrohetdorëzohet. Qytet (vend) i bllokuar. Kishte mbetur i bllokuar.
2. është ndaluar a është penguarqarkullojë; që i nënshtrohet një vendimi për t'i pezulluar veprimet me të, i pezulluar, që s’mundpërdoret nga zotëruesi. Mallrabllokuara. Fondet e bllokuara. Sistem i bllokuar. Celular i bllokuar.
3.është mbyllur për kalim; që është zënë; që ka mbetur i veçuar për shkakmbylljesrrugëvekalimit. Rrugë e bllokuar nga dëbora.
4. Që ka pushuar së lëvizuri ose së punuari, që ka ngecur (mjet, organ i trupit etj.). Krahu i bllokuar. Sondë e bllokuar. Motor i bllokuar. Tru i bllokuar. I bllokuar në mes të dëborës.
Sin.: i mbyllur, i mbushur, i plotësuar, i shtupuar, i kyçur, i vulosur.

CISTOSKOP

CISTOSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Sondë për kontrollin e ureterit.

CISTOSKOPI

CISTOSKOPÍ,~A f. sh. ~, ~mjek. Skopi me sondëbrendësi të ureterit.

SHPOJ

SHP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Hap një vrimë në një send me diçka që ka majëmprehtë ose me një mjetposaçëm. Shpoj llamarinën. Shpoj murin. Shpoj akullin. Shpuan malm. Shpoi veshët për vathë. E shpuan plumbat (shigjetat, heshtat). Shpoj puse për naftë. Shpoj një vrimë. Uji shpon gurin. (fj. u.). Shpoj tejpërtej. Shpoj me gozhdë (me turjelë, me thikë, me fëndyell, me sondë). Të shpon me brirë.
2. Kaloj me forcë përmes diçkaje, shkoj tejpërtej, çaj (edhe fig.). E shpuan frontin në dy vende. Oxhakët shpojnë qiellin. Britma (kuja, ulërima) shpoi hapësirën. Aeroplanët shpojnë retë. Projektorët shpojnë errësirën.
3. I ngul dikujtlëkurë diçkamprehtë e me majë; takojdiçka me majëmprehtë a më ngulet diçka e tillëlëkurë; vet. v. III shkaktonlëkurë një ndijimngjashëm me atë kur të prek një send i mprehtë a me majë. Shpoj qetë me hosten. Shpoj kalin me mamuze. Këto çorapeshpojnë. Leshi i dhiveshpon. Shpova dorën (këmbën, gishtin) me gjilpërë (me gjemb).
4. Hap një vrimë në një plage që të rrjedhë qelbi. Shpoj plagën (lungën, të thatin). Çibani u për të shpuar.
5. jokal., vet. v. III Ka majëmprehtë dhe mundhapë një vrimë në një send ose të të nguletlëkurë. Kjo gjilpërë nuk shpon. Kishte një turjelë që nuk shponte fare.
6. fig. Vështroj dikë ngultas duke depërtuartërë qenien e tij, duke ia hetuar mendimet, ndjenjat, qëllimet. Sytë e tij të shponin tejpërtej. Kishte një vështrim që të shponte.
7. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Ndiej një dhembjevazhdueshme sikurngul dikush diçkamprehtë, më ther, më sëmbon; më ngacmon e më shqetëson fort, më godet një organtrupit aq sa edhe ky mund të më dhembë a të më djegë. shponshpatull (në brinjë, në ijë). Më shpon gjuri. Më shpon plaga. Më shpoi hundën (era e rëndë, e keqe a e fortë e diçkaje). shpoi veshët (një zhurmë e fortë, e mprehtë).
8. fig. Nxit dikë, e shtyjveprojë, e ngacmoj; e kujtoj që të bëjë diçka, ia përmend diçka që të mos e lërëharresë. Duhet shpuar herë pas here. Po ta shposh, të tregon shumë histori. E kanë shpuartjerët, ai s'ka faj.
9. fig. Thumboj, ngacmoj, gërgas. Shponin njëri-tjetrin. Shpoje sa të duash, nuk të kthen përgjigje ai. Po të shposh, do të dëgjosh. (fj. u.).
10. fig. bised., edhe jokal. Spiunoj; shpif. Shpon kundër shokëve. E dërguan për të shpuartjerët.
11. fig., bised. Hetoj me imtësi. Zurishpojë e të rrëmojë.
E shpoj me *bodec (dikë). T’i shposh *buzën (buzët) (dikujt). S’e ka shpuar *gjembi (dikë). E shpoj (e shtyj) me *hosten (dikë). Shpon në *ujë (dikush). shpoi *veshët (dikush). shpon (më vret) *veshin (veshët) (diçka). shpon *zemrën (dikush a diçka).

SHTANGË
SONDAZH

SONDÁZH,~II m. sh. ~E, ~ET tek. Shpim me sondë, sondim. Sondazhe për të gjetur ujë të pijshëm. Bënë sondazhe për zbulimin e rezervavenaftës.

SONDIST

SONDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT spec. Punëtorpunon me sondë për shpimethellatokë. Sondistët e ndërmarrjes gjeologjike. Skuadra e sondistëve po përgatitej për të bërë punime më në thellësi.

SONDË

SÓND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pajisje për të bërë shpimethellatokë, që ka si pjesë kryesore një shtagë metalike me një kokëposaçme dhezakonisht rrotullohet nga një motor. Sondë shpimi (kërkimi). Kullat e sondave. Ngritën sondën.
2. mjek. Vegël mjekësoretrajtën e një gypihollë, që futet brenda një organitrupit për të hetuar një sëmundje ose për qëllime mjekimi. Larja e stomakut me sondë. I vuri (i futi) sondën. E ushqejnë me sondë.
3. spec. Pajisje e posaçme, që lëshohet në ujë ose që ngrihetajër me balonë për qëllime studimi. Lëshuan një sondë.
4. astr. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme sondash. Sondë kozmike anije kozmike pa pilotlëshohet për të marrë dhe transmetuardhëna sipas qëllimit të misionit ose për t'u lidhur me një stacion ndërplanetar.

TERMOMETRIK

TERMOMETRÍK,~E mb., fiz., mjek. Që ka të bëjë me termometrin, me temperaturën, me matjen e nxehtësisë. Shkallë termometrike. Sondë termometrike.

ZHBORDIM

ZHBORDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhbordoj; hapje e vrimaveçati, mur, tokë etj. me diçka që ka majëmprehtë ose me një mjetposaçëm. Zhbordimi i shkëmbit. Kullë (sondë) zhbordimi.
2. Grisje. Zhbordimi i këmishës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.