Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELEKTROLÍZ/Ë,~A f., kim., fiz. Zbërthimi i disa lëndëve në përbërësit kimikë me anë të rrymës elektrike; tërësi e dukurive kimike që ndodhin gjatë kalimit të rrymës elektrike në një solucion që përmban një elektrolit. Elektrolizë e thatë. Elektroliza e ujit (e bakrit). Elektroliza e tretësirës së përqendruar. Përcjellësit që zhyten në banjën e elektrolizës.
SHKARKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shërben për të ngarkuar a shkarkuar mallin, ngarkesën. Shkarkuesit e portit. Shkarkuesit e trupave. Greva e shkarkuesve.
2. hidrotek. E çarë në pjesën e sipërme të digës, kapërderdhës a tunel, që shërben për të shkarkuar ujin e tepërt të një rezervuari. Shkarkues sipërfaqësor. Shkarkues thellësie. Rezervuar me shkarkues. Shkarkuesit e hidrocentralit. Rikonstruksioni i shkarkuesit.
3. Pajisje a mjet i përdorur për të shkarkuar diçka. Shkarkues uji. Shkarkues boje solucion që shërben për të hequr ngjyrën artificiale tek flokët.
4. elektr. Aparat elektrik që shërben për të ruajtur pajisjet elektrike nga mbitensioni dhe që është i përbërë prej dy elektrodash, ndërmjet të cilave ndodh një shkarkesë elektrike kur tensioni arrin një vlerë të caktuar; rrufepritës. Shkarkues kundër rrufeve. Shkarkues sferik. Shkarkues me disqe (me shkëndija). Shkarkues mekanik.
4. bised., mjek. Medikament që ndihmon në zbrazjen e ujërave të tepërta në trup, diuretik. Pi një shkarkues në mëngjes. Kishte mbetur pa shkarkues.
5. vjet. Ai që fajëson dikë ose e bën përgjegjës atë për një faj. Të gjithë ia ngulën sytë atij shkarkuesi mashtrues. Ishte ai shkarkuesi kryesor që e bënte fajtor.
✱Sin.: kapërderdhës, vendshkarkim, përmbysës, rrufepritës.
SPEKTROFOTOMETRÍ,~A f., fiz. Matje e intensitetit të valëve me gjatësi të ndryshme në një spektër të dritës; metodë që ndihmon në përcaktimin e përbërjes kimike të substancave, analizimin e ndotësve dhe matjen e karakteristikave të ndryshme të materialeve. Spektrofotometria është përdorur për të analizuar përqindjen e substancave të tretura në një solucion. Në studimet e kimisë organike, spektrofotometria përdoret për të identifikuar grupet funksionale dhe për të përcaktuar strukturën e molekulave.
SPEKTROSKOPÍ,~A f., 1. fiz. Disiplinë shkencore që studion spektrat emetues dhe absorbues të atomeve dhe molekulave. Spektroskopia ndihmon në identifikimin e përbërësve të ndryshëm në materialet kimike dhe biologjike.
2. kim. Mënyra e studimit të përmbajtjes së bashkimeve kimike, duke studiuar spektrat e tyre. Spektroskopia përdoret në kimi për të matur përqendrimin e substancave në një solucion, si dhe për të analizuar spektrin e dritës që përthithet prej tyre.
ÇINFEKTÚES,~E mb. Që shërben për të çinfektuar një mjedis nga mikrobet, bakteret, insektet ose lëndët helmuese; dezinfektues; kund. infektues. Solucion çinfektues. Substancë çinfektuese.
✱Sin.: dezinfektues, pastrues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë