Fjalori

Rezultate në përkufizime për “solstic”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUZM

BUZM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kërcu i madh. Buzm i trashë (i rrumbullakët). I shëndoshë si buzm. Pres një buzm. E vuri buzmin në vatër.
2. etnogr. Rit i lashtë popullor për të shënuar kthimin e diellit (solstici dimëror), zakonisht natën e Krishtlindjeve (24 dhjetor), duke vënëvatër një kërcutrashë, që digjej gjithë natën, i përcjellë nga familjarët dhepranishmit e tjerë dhe duke e hedhur më pas hirin e tij në ara e kopshte, të shoqëruar me lutje e me ceremonibukura për një vit të mbarë e të begatë. Nata e buzmit nata e Krishtlindjeve. Buzmi bujar! (ur.) përshëndetje natën e Krishtlindjeve. Po vjen Buzmi bujar, / Plot me gjethe e me bar. (folk.).
3. Carani i vatrës. Rri pranë buzmit. Të hëngërt dreqi buzmin e zjarrit! (mallk.).

MESDIMËR

MESDÍM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Mesi i dimrit; periudha e kohëspërkon me mesin e stinësdimrit. Ekspozitat e organizuaramesdimër. Takimi i mesdimrit.
2. Solstici i dimrit.

MESVERË

MESVÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mesi i verës; periudha e kohëspërkon me mesin e stinësverës. U përcëlluan nga dielli i zjarrtë i mesverës. Mesverat i kalonteplazh.
2. Solstici i verës.
3. Festë e lashtë shqiptare që festohej në kulmin e stinësverës, zakonishtfundkorrikut dhefillimgushtit; Festa e Malit, Aligjyni.

SOLSTIC

SOLSTÍC,~I m. sh. ~E, ~ET astron. Secila nga dy periudhat e vitit kur Dielli ndodhetpikën më të largët nga Ekuatori. Solstici i verës, dita më e gjatë e vitit (22 qershor). Solstici i dimrit, nata më e gjatë e vitit (22 dhjetor).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.