Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANADÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Stolisja kryesore në kurorën e një mbretit ose një kleriku të lartë; kurorë gjethesh, metali ose stofi të çmuar që simbolizon fuqi, nderim, solemnitet; kurorë, rreth. Anademë metalike (ari, argjendi, bronzi etj.). Anademë mbretërore. Erdhi me anademë ari në kokë. Anademë shenjtorësh (engjëjsh).
2. Stoli si kurorë me lule etj., që u vihet grave në kokë, diademë. Anademë lulesh.
3. poet. Simbol nderi, lavdie, hyjnie. U stolis me anademën e fitores. Anademë lavdie. Anademë dafinash.
✱Sin.: kurorë, rreth, anak, diademë.
SOLEMNITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Seriozitet; madhështi. E pritën me solemnitet.
2. Ceremoni solemne, punë solemne, punë madhështore; manifestim madhështor. Organizim me solemnitet.
3. Vendosmëri. Diskutoi me shumë solemnitet.
✱Sin.: festim, kremtim, ceremoni.
SPITULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është spitulluar; i pispillosur. Vajza e spitulluar hyri në dhomë gjithë solemnitet.
2. Që e stërhollon të folurin apo sjelljen për të rënë në sy. Po u fliste pa pushim me zërin e saj të spitulluar, por asnjë nuk e dëgjonte. Të pranishmit u bezdisën nga sjellja e spitulluar e gruas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë