Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SOKOLÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë a grua zakonisht shtathedhur, që shquhet për trimëri e për shkathtësi në punë; gjeraqinë. Sokoleshë mali. Sokoleshat e malësisë. Grua sokoleshë. Luftuan si sokolesha.
✱Sin.: trimëreshë, trime.
TRIMËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është guximtare dhe e patrembur në luftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, ajo që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje; ajo që nuk di ç’është frika, që nuk i trembet syri; burrneshë, sokoleshë. Trimëreshë e rrallë. Trimëresha e vogël. Trimëreshat e Kosovës. Trimëreshat labe. Ra si trimëreshë.
✱Sin.: trime, burrëreshë, burrneshë, luaneshë, sokoleshë, guximtare, e guximshme, shqipe, shqiponjë, kreshnike, luftëtare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë