Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÍTM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i fortë që nxjerr njeriu kur bërtet, thirrmë e fortë, klithmë; zëri që lëshojnë kafshët, ulërimë. Britmë e madhe (e fortë, e ngjirur, e çjerrë, shurdhuese, e mprehtë). Britma e tufës. Britma e malësorit i zgjoi të gjithë. Britma e saj vinte si në vaj. Lëshoi (një) britmë. Vuri britmën. Ia dha britmës. Britmën e buallit e dëgjojnë të gjithë. (fj. u.).
2. Shprehje e vrullshme e një ndjenje me zë a me pasthirrma; thirrje gëzimi, miratimi etj.; brohoritje. Britmë e gëzuar. Britma gëzimi (habie, hareje, fitoreje, të thekshme). E pritën (e përcollën) me britma.
3. Zhurmë që krijohet nga zërat e disa vetave kur flasin fort; zhurma që bëjnë dy ose me shumë veta kur zihen a kur shahen me zë të lartë; thirrje. Britma kalamajsh. Britmë grarishte.
4. Kërkesë me zë të lartë që i drejtohet dikujt për t’u bashkuar për një çështje të rëndësishme; thirrje, kushtrim, alarm; zhurmë që bëhet për një qëllim të caktuar. Lëshoi britmën dha kushtrimin. Nuk i dëgjon kush britmat e tyre. Britma e të varfërve.
5. etnogr. Gjëmë, mynxyrë, zezonë. Një britmë e madhe kishte mbuluar fshatin.
✱Sin.: thirrmë, bërtitje, klithmë, klithje, këlthitje, gërthitje, sokëllimë, thirrje, gjëmë, e thirrur, piskamë, ulërimë, vikamë, çirrmë, grahmë, mekërimë.
BËRTÍTUR,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) 1. Fjalë ose thirrje me zë tepër të lartë, britmë, thirrmë, klithmë. Të bërtitura të forta. Të bërtiturat e fëmijës. Nisi nga të bërtiturat. Me një të bërtitur prej luani të egërsuar. Dëgjoheshin të bërtitura.
2. Qortim ose sharje me të thirrura. S’duron të bërtitura. Nuk ia del dot me të bërtitura.
✱Sin.: britmë, thirrmë, klithmë, klithje, gërthitje, këlthitje, sokëllimë, piskamë, ulërimë, vikamë.
VÍGM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë. Vigma e vajtores. Lëshoi vigmën. Ushtoi vigma. I vuri vigmën i bërtiti shumë, e qortoi rëndë.
2. fig. Emër i mirë a i keq, zë, nam. I ka dalë vigma për keq. I ka dalë vigma për koprrac.
✱Sin.: britmë, brimë, sokëllimë, thirrje, thirrmë, klithmë, ulërimë, zë, nam.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë