Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sojnik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FISNIK

FISNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka vetilarta morale, që është i ndershëm a zemërgjerë; bujar. I shprehu mirënjohje fisnikut.
2. hist. Ai që bënte pjesështresën më të lartëfeudalëve; titulli që u jepej njerëzvekësaj shtrese. Shtresa e fisnikëve. Nga radhët e fisnikëve.
3. euf. Bashkëshorti (emër me të cilindisa krahina gruaja i drejtohet burrit të vet në prani të të tjerëve). - Ku po shkon, o fisnik?
Sin.: i fisëm, bujar, i ndershëm, zemërgjerë, sojli, sojnik, aristokrat, kalorës.

HADHJAR
SOJLI

SOJL/Í,~ÉSHË mb., bised., vjet. 1. Që i përkiste një familjeje nga shtresa e lartë, që e kishte prejardhjen nga një derë fisnike ose që mbahej për i mirë; që i përket një familjejenjohur për veti e cilësimira. Burrë sojli. Grua sojleshë.
2. është nga një racë e mirë (për kafshët shtëpiake). Kalë sojli.
Sin.: i fisëm, fisnik, sojnik, i sojshëm.

SOJLI

SOJLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Njeri që i përkiste një familjeje nga shtresa e lartë, që e kishte prejardhjen nga një derë fisnike; ai që i përket një familjejenjohur për veti e cilësimira. Ishte sojli e nga derë sojlish. Sojliun e pritën me nderime.
Sin.: fisnik, sojnik.

SOJNIK

SOJNÍK,~E mb., bised., vjet.është i fisëm, sojli; që vjen nga një familje e mirë, i ndershëm. Më sojnik nuk ka. Bijë (grua) sojnike.
Sin.: fisnik, bujar, sojli.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.