Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që shikon diçka në një rast të caktuar; vëzhguese, soditëse. Ai detaj ishte i padukshëm për syrin e shikueseve.
2. Ajo që ndjek një program, një ndeshje etj., ajo që shkon për të parë një shfaqje; spektatore. Vështrimi admirues i shikueseve. Finalja e futbollit kishte ngulur para ekranit edhe qindra shikuese.
✱Sin.: vëzhguese, soditëse, spektatore.
SODÍTËS,~E mb. 1. Që shpreh vëmendje dhe që bëhet pa u ngutur e me ëndje, kundrues (për mënyrën e vështrimit). Vështrim soditës.
2. Që vështron rrjedhën e ngjarjeve, pa u përzier në punën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, që rri mënjanë e bën sehir; që nuk merr pjesë në një punë a veprimtari, ndonëse është i pranishëm. Qëndrim soditës. Nuk qëndrojnë në pozita soditëse.
✱Sin.: kundrues, shikues, vëzhgues, sehirxhi.
SODÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vështron diçka pa u ngutur dhe me ëndje. Soditëset e natyrës.
2. Ajo që vështron rrjedhën e ngjarjeve pa u përzier në punën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, ai që rri mënjanë e bën sehir, spektator. Soditëse e thjeshtë. Rri si soditëse.
✱Sin.: kundruese, shikuese, vëzhgues, sehirxheshë, spektatore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë