Fjalori

Rezultate në përkufizime për “soditës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHIKUES

SHIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shikon diçka në një rastcaktuar, vëzhgues, soditës. Shikuesi nga veriu. Nga syri i shikuesit tek objekti. Ajo ngjyrë e dërgon shikuesin në një udhëtim nëpër pikturë. Shikuesit e qiellit.
2. Ai që ndjek një program, një ndeshje etj., ai që shkon për të parë një shfaqje; spektator. Shikuesi i shkruante vazhdimisht moderatores. Shikuesit e vegjël. Ai program e rriti numrin e shikuesve. Kategoritë e ndryshmeshikuesve.
3. Ai që shkon ta shikojë një vajzë dhe ndërmjetëson për ta fejuar, shkes. Shikuesi e njihte vajzën që të vogël.
Sin.: vëzhgues, soditës, spektator.

SODITËS

SODÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vështron diçka pa u ngutur dhe me ëndje. Soditësit e natyrës. Soditës i peizazhit.
2. Ai që vështron rrjedhën e ngjarjeve pa u përzierpunën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, ai që rri mënjanë e bën sehir, spektator. Soditës i thjeshtë. Rri si soditës. Nuk qëndrojmë si soditësngjarjeve.
Sin.: kundrues, shikues, vëzhgues, sehirxhi, spektator.

SPEKTATOR

SPEKTATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shkon posaçërisht në një teatër, kinema, stadium etj. për të parë një shfaqje artistike, një program, një ndeshje etj.; shikues. Spektator i rregullt. Duartrokitjet e spektatorëve. Vendet për spektatorët.
2. fig. keq. Ai që është i pranishëm në një ngjarje, në një punë etj. dhe vështron pa u përzier e pa u shqetësuar për të; soditës, sehirxhi. Qëndrim prej spektatori. Nuk qëndruan spektatorë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.