Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SOCIOMETRÍ,~A f. Metodë kërkimore dhe një qasje teorike në sociologji dhe psikologji sociale që studion marrëdhëniet dhe lidhjet mes individëve në grupe të vogla shoqërore (në familje, në shkolla, në kompani etj.). Studim sociometrik. Analizë sociometrike. Përdorimi i sociometrisë në zgjidhjen e konflikteve në grupet e vogla shoqërore.
SPENSERÍAN,~E mb., fil. Që kanë të bëjnë me dijetarin anglez Herbert Spenser (1820-1903) dhe veprat e tij në filozofi, letërsi, etikë, antropologji, astronomi, ekonomi, sociologji etj. Doktrina spenseriane. Traktatet filozofike spenseriane. Diskutim në thelb spenserian.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë